Flash

Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

Lapsi.al 24 October 2020
Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

Tuna ka 1 vit që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, sepse kënga e fundit që ka publikuar është “Amoni”. Ky projekt u hodh në treg në tetor të vitit të shkuar dhe këngëtarja nuk ka prodhuar më asgjë që prej asaj kohe.

Mirëpo nuk duhet të mbani shpresa për ndonjë këngë të re, sepse Tuna ka vendosur të shkëputet përkohësisht nga muzika. Burime pranë “Prive” kanë bërë të ditur se as në muajt në vazhdim nuk do të ketë ndonjë projekt nga Tuna. Gjithashtu ajo nuk do të shfaqet më në publik dhe duket se ky është një vendim personal i këngëtares.

Periudhën e izolimit këngëtarja e kaloi në Amerikë dhe më pas ajo u rikthye me një koncert në Gostivar. Ky i fundit u bë shkak për aludimet që u ngritën për një shtatzëni të mundshme, sepse në të Tuna shfaqej me bark më të fryrë se zakonisht. (Kliko) Megjithatë më vonë ajo vërtetoi se këto lajme nuk ishin të vërteta, duke pozuar me bikini dhe në foto ajo shfaqej me të njëjtat forma trupore si më parë. (Kliko)

Të këshilluara

Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Epoka e "Legally Blonde" nuk ka përfunduar! Besojeni ose jo, një prej filmave më të famshëm të viteve 2000 do të rikthehet shumë shpejt! Kur Legally Blonde u la...

18:15

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI