Flash

Spikerja e lajmeve merr propozimin për martesë live në emision

Lapsi.al 24 October 2020
Spikerja e lajmeve merr propozimin për martesë live në emision

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, dhe spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë në studion e “Rudina”, pasditen e djeshme.

Ata janë njohur para 5 vitesh rastësisht, kur të dy ishin të fokusuar në punën e tyre. Të rinjtë u njohën gjatë protestave të PD-së në vitin vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici tek Komisariati nr 1 në Tiranë, së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Indriti ka qenë prej vitesh i angazhuar në PD me babain i tij, Fatmir Hoxha (kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë), i cili është ndarë nga jeta para 2 viteve. Në një nga protestat e 2015-ës, Indriti, pjesëmarrës në protestë, shoqërohet nga policia së bashku me shumë figura dhe deputetë të PD-së në Komisariatin Nr 1.

Fabiola, gazetare terreni, ishte në pritje të deklaratave në këtë komisariat. Pas disa orësh pritje, del Indriti dhe aty e sheh dhe nga ai moment nuk i ndahet më. Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi. Ai ka shkuar tek lokali i Klanit dhe e takoi atë për herë të parë pas protestave dhe nga ajo kafe ka lindur dhe historia e tyre e dashurisë.

Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin, ia kthej me shaka “në burg”, por në fakt nuk është kështu e vërteta, se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj”, - tregoi Fabiola për "Rudina".

Prej prej 3 vitesh, Indriti dhe Fabiola kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, por Fabiolës ende nuk i kishte ardhur asnjë propozim për martesë deri në momentin kur Indriti e ka marrë të vallëzojë me të në studion e Rudinës dhe është ulur në gjunjë me një unazë në dorë.

Fabiola është emocionuar shumë dhe e ka përqafuar. Ajo tha se nuk e kishte pritur që kjo gjë të ndodhte dhe se ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

Të këshilluara

Si arriti Tristan të bashkohet me Khloe

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po fillojnë një kapitull të ri së bashku. Sipas E!Online koha që ata kaluan së bashku gjatë karantinës ka bërë që të rikth...

13:45

Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

Tuna ka 1 vit që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, sepse kënga e fundit që ka publikuar është “Amoni”. Ky projekt u hodh në treg në tetor të vitit të...

10:20

Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Epoka e "Legally Blonde" nuk ka përfunduar! Besojeni ose jo, një prej filmave më të famshëm të viteve 2000 do të rikthehet shumë shpejt! Kur Legally Blonde u la...

18:15

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI