Flash

Melinda Ademi i jep fund lidhjes me menaxherin, fillon bashkëjetesën me partnerin e ri

Lapsi.al 24 October 2020
Melinda Ademi i jep fund lidhjes me menaxherin, fillon bashkëjetesën

Rreth 1 vit më parë u zbulua se reperja shqiptare, Melinda Ademi, ishte në një lidhje dashurie me menaxherin e labelit “Panda”, Faton Aliu. Melinda ka qenë nën menaxhimin e kësaj kompanie që në fillim të karrierës së saj, mirëpo së fundmi gjithçka ka ndryshuar.

“n’Zoom” ka mësuar se reperja i ka dhënë fund marrëdhënies me menaxherin dhe rrjedhimisht nuk është më as pjesë e “Panda Music”. Madje ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, që do të thotë se nuk do të jenë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se Melinda është vetëm, sepse ajo ka gjetur dashurinë e saj të re. Reperja është tashmë në një lidhje me menaxherin e kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxheri. Për më tepër raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang.

Ndërkohë Melinda po punon sërish për një këngë të re, që do të prodhohet nga “RedBox”.

Të këshilluara

Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

Tuna ka 1 vit që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, sepse kënga e fundit që ka publikuar është “Amoni”. Ky projekt u hodh në treg në tetor të vitit të...

10:20

Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Epoka e "Legally Blonde" nuk ka përfunduar! Besojeni ose jo, një prej filmave më të famshëm të viteve 2000 do të rikthehet shumë shpejt! Kur Legally Blonde u la...

18:15

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI