Flash

Blake Lively dhe këpucët e saj kthehen virale

Lapsi.al 24 October 2020
Blake Lively dhe këpucët e saj kthehen virale

Fotoja e fundit që Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë postuar në rrjetet sociale ka ngjallur një sërë diskutimesh. Kjo për shkak se aktorja vendosi të bëhej paksa krijuese me këpucët e saj.

Blake dhe Ryan ndanë një foto për t’u bërë thirrje njerëzve të votojnë, por vëmendjen e morën këmbët e Blake, ose më saktë këpucët e vizatuara të saj. Në fakt, çifti njihet për sensin e humorit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj radhe.

Në foton e postuar në faqen e Lively në Instagram, në të cilën ajo dhe Ryan Reynolds buzëqeshin me fletët e tyre të votimit, aktorja shihet e veshur me një pallto me kuadrate, një golf me ngjyrë neutrale dhe pantallona rozë, si dhe me ato që dukej se ishin një palë sandale kafe me rripa. Edhe pse nga larg këpucët e saj dukeshin reale, pas një inspektimi nga afër, ishte e qartë se këpucët e saj ishin të vizatuara.

"Ishte hera e parë për Ryan. Ai ishte mjaft i frikësuar. E gjitha ndodhi kaq shpejt. Vërtet shpejt! Ai qau. Unë bëra sikur qaja. Pastaj ai thirri të gjithë miqtë e tij," –shkroi Lively përkrah fotos, pa komentuar aspak sandalet e vizatuara, për të cilat foli më vonë në Stories, duke u shprehur se nuk e shihte ku qëndronte problemi.

Madje, në foto ajo etiketoi te sandalet stilistin e famshëm të këpucëve Christian Louboutin.

Ndërkohë, në faqen e tij në Instagram, Reynolds ndau imazhin origjinal, në të cilin Lively shihet teksa qëndron zbathur në majë të gishtave.

“Kjo është hera ime e parë që votoj në Amerikë. Unë do të doja të falënderoja gruan time Blake që e bëri herën time të parë kaq të butë dhe të dashur. Ishte super e frikshme në fillim, pastaj emocionuese dhe tani jam pak i lodhur. Por krenar. #VotoniHerët,” –shkroi ai.

Duket se çiftit i pëlqeu kjo lojë, pasi më vonë ndanë edhe një foto tjetër me një tjetër model këpucësh, sepse pse jo?

Të këshilluara

Si arriti Tristan të bashkohet me Khloe

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po fillojnë një kapitull të ri së bashku. Sipas E!Online koha që ata kaluan së bashku gjatë karantinës ka bërë që të rikth...

13:45

Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

Tuna ka 1 vit që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, sepse kënga e fundit që ka publikuar është “Amoni”. Ky projekt u hodh në treg në tetor të vitit të...

10:20

Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Epoka e "Legally Blonde" nuk ka përfunduar! Besojeni ose jo, një prej filmave më të famshëm të viteve 2000 do të rikthehet shumë shpejt! Kur Legally Blonde u la...

18:15

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI