Flash

Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Lapsi.al 23 October 2020
Rikthehet filmi 'Legally Blonde'

Epoka e "Legally Blonde" nuk ka përfunduar! Besojeni ose jo, një prej filmave më të famshëm të viteve 2000 do të rikthehet shumë shpejt! Kur Legally Blonde u lançua për herë të parë në 2001-in e gjithë bota ra në dashuri me bjonden e famshme Reese Witherspoon, që luante rolin e Elle Woods. Suksesi i filmit të parë, bëri që historia të vazhdonte me një tjetër film, "Legally Blonde 2".

Ka një datë të konfirmuar dhe është maji i vitit 2022.  Ishte vetë kasti i filmit, Witherspoon, Jennifer Coolidge (Paulette Bonafonté), Selma Blair (Vivian Kensington), Jessica Cauffiel (Margot), Mattheë Davis (Warner Huntington III), Ali Larter (Brooke Taylor Windham), Holland Taylor (Professor Stromëell), Alanna Ubach (Serena McGuire), dhe Luke Wilson (Emmett Richmond), të cilët konfirmuan periudhën e premierës së episodit të tretë. Ndonëse fillimisht ishte planifikuar që "Ligjërisht Bjonde" të rikthehej në  maj të 2020-ës, pandemia dhe përfshirja e disa skenaristëve të rinj, bënë që data të shtyhej.Bjondja e famshme, Witherspoon e pohoi që në qershor të 2018-ës se "Ella" do të rikthehej, teksa relaksohej brenda një pishine me bikini ngjyrë rozë. Thuhet se producentët do të jenë ata që kanë punuar që prej filmit të parë, ndërkohë që ka zëra që thonë se "Legally Blonde 3" do të jetë i mbushur me "ide fantastike feministe".

"Legally Blonde 3 do të jetë shumë qejf! një film i mbushur me modë, me gjëra të bukura dhe shumë koncepte feministe. Do të jetë ndërkombëtar dhe do të ketë shumë kafshë brenda. Do të rikthehet një pjesë e mirë e kastit, përfshi këtu edhe shoqen e ngushtë të Elle, Paulette.  Jennifer Coolidge do të rikthehet!"- u shpreh Witherspoon për The Hollywood Reporter.

Të këshilluara

Shtyhet dasma e Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren Nicola Peltz. Ata të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë men...

14:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI