Flash

Ribashkohet Khloe dhe Tristan

Lapsi.al 23 October 2020
Ribashkohet Khloe dhe Tristan

Karantina i bashkoi sërish Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e duket se tashmë ata janë shumë të lumtur bashkë. Gjatë ditëlindjes së Kim Kardashian, ata të dy nuk e fshehën për asnjë moment afeksionin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë shumë të afërt.

Gjatë festës Tristan është parë duke puthur në faqe Khloe dhe kanë pozuar të dy bashkë për një foto.

“Us Weekly” konfirmoi në muajin gusht se Kardashian dhe Thompson ishin bashkuar sërish me njëri-tjetrin duke kaluar kohën në karantinë me vajzën e tyre, True.

Khloe dhe Tristan nisën një lidhje romantike në vitin 2016-të, por u ndanë në 2018-tën, pasi basketbollisti u pa duke kaluar kohën me femra të tjera ndërkohë që partnerja ishte shtatzënë. Më pas ata u bashkuan sërish, por u ndanë prapë në shkurt 2019-tës, pasi Thompson u kap mat duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Muajin e shkuar disa burime pranë çiftit treguan se Khloe e ka falur Tristan për gabimet e së shkuarës dhe se dëshiron që të ecin përpara me lidhjen e tyre. Epo këto foto të fundit tregojnë qartë se ata janë bashkë dhe tashmë po jetojnë momentet më të bukura!

Të këshilluara

Eva Mendes, rikthim në kinema

Eva Mendes nuk është shfaqur në ekran që nga viti 2014 në “Lost River”, dhe dy vjet para kësaj, ajo nuk ishte shumë e angazhuar në projekte filmike. Sidoqo...

15:55

Ezel bëhet baba për herë të parë

Aktori Kenan İmirzalioğlu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat kanë njoftu...

15:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI