Flash

Messi gati të lërë pas jetën luksoze

Lapsi.al 23 October 2020
Messi gati të lërë pas jetën luksoze

Lionel Messi ka dorëzuar një kërkesë për transferim, sepse dëshiron të largohet nga gjigandët e La Liga, pasi kaloi gjithë karrierën e tij me katalanasit. Edhe pse nuk arriti të siguronte një transferim këtë verë, sulmuesi pritet të largohet verën e ardhshme për në Manchester City.

Por bashkë me largimin e tij, Messi duhet të lërë pas edhe jetën luksoze në Katalonjë, duke nisur nga rezidenca tek makinat super të shtrenjta. Shtëpia e futbollistit në Katalonjë është me pamje nga deti, që vlerësohet se kap shifrën e 5.5 milion paund në Barcelonë. Vetëm 12 kilometra larg Camp Nout, shtëpia e Messit ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër dhe një shesh lojrash për fëmijët e tij.

Futbollisti i ka investuar paratë e tij me shumë zgjuarsi dhe para disa vitesh ai bleu një hotel për 26 milionë paund në qytetin bregdetar Sitges. Hoteli “MiM Sitges” me katër yje është vetëm 100 metra larg detit, ka 77 dhoma gjumi, duke përfshirë pesë suita junior dhe një suitë të madhe, dhe kushton rreth 105 paund për një natë gjatë sezonit veror.

Me një pasuri prej 310 milionë paund, Messi mund të përballojë që ta marrë kudo me vete koleksionin e tij të makinave. Ai ka një “Pagani Zonda” që thuhet se kushton rreth 1.5 milionë paund. Futbollisti gjithashtu ka një “GranTurismo S” që kushton rreth 100,000 paund dhe një “GranTurismo MC Stradale’”në garazhin e tij. Messi është parë duke lëvizur edhe me një “Ferrari F43 Spider” me vlerë 173 mijë paund.

Të këshilluara

Ribashkohet Khloe dhe Tristan

Karantina i bashkoi sërish Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e duket se tashmë ata janë shumë të lumtur bashkë. Gjatë ditëlindjes së Kim Kardashian, ata të ...

10:46

Eva Mendes, rikthim në kinema

Eva Mendes nuk është shfaqur në ekran që nga viti 2014 në “Lost River”, dhe dy vjet para kësaj, ajo nuk ishte shumë e angazhuar në projekte filmike. Sidoqo...

15:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI