Flash

Kelly Rowland: Mbeta shtatëzanë gjatë pandemisë

Lapsi.al 23 October 2020
Kelly Rowland: Mbeta shtatëzanë gjatë pandemisë

Kelly Rowland dhe partneri i saj Tim Weatherspoon janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Në një intervistë të dhënë se fundmi për People, Kelly tha se ajo mbeti shtatzënë për shkak të karantinës.

"Unë dhe burri im ishim në mes të pandemisë së COVID, ashtu si të gjithë dhe nuk ka shumë gjëra për të bërë në shtëpi", tha me shaka ajo. "Ne po mendonim që thjesht të përpiqemi për një fëmijë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, sepse nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Pastaj Zoti na bekoi me një jetë të re. Jemi jashtëzakonisht shumë të emocionuar".

Kelly konfirmoi se djali i saj, Titan, është shumë i lumtur që do të bëhet një vëlla i madh dhe e ka gjetur që tani emrin e bebit.

Këngëtarja e zbuloi shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji në një kopertinë për Women’s Health.

Të këshilluara

Shtyhet dasma e Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren Nicola Peltz. Ata të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë men...

14:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI