Flash

Dua Lipa njofton fansat se është detyruar sërish të shtyjë turneun e saj (FOTO)

Lapsi.al 23 October 2020
Dua Lipa njofton fansat se është detyruar sërish të

Dua Lipa, do të realizonte turneun e saj “Future Nostalgia” këtë vit, për të promovuar këngët e albumit me po të njëjtin emër.

Mirëpo pandemia globale COVID-19 ia pamundësoi realizimin e këtij turneu dhe si rrjedhojë ai u shty për vitin e ardhshëm. Fillimisht ishte paraparë të mbahej në muajt e parë të viti 2021, pro që situata pandemike duket se ka bërë që ky turne të shtyhet prapë – kësaj radhe për në muajt e fundit të vitit 2021. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Lipa ka njoftuar për datat e reja të truneut, duke u kumtuar fansave me zemër të thyer faktin se ai u shty prapë.

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenurit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua”, ka shkruar Lipa në njoftimin e saj.

Të këshilluara

Shtyhet dasma e Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren Nicola Peltz. Ata të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë men...

14:19

Messi gati të lërë pas jetën luksoze

Lionel Messi ka dorëzuar një kërkesë për transferim, sepse dëshiron të largohet nga gjigandët e La Liga, pasi kaloi gjithë karrierën e tij me katalanasit. Edhe ...

11:34

Ribashkohet Khloe dhe Tristan

Karantina i bashkoi sërish Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e duket se tashmë ata janë shumë të lumtur bashkë. Gjatë ditëlindjes së Kim Kardashian, ata të ...

10:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI