Flash

Zgjedhjet në Amerikë/ Pse serbët janë me Trumpin

Lapsi.al 22 October 2020
Zgjedhjet në Amerikë/ Pse serbët janë me Trumpin

Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, ndryshe nga katër vite më parë këtë herë pothuajse është fashitur tifozllëku i politikanëve të lartë për zgjedhjet presidenciane në SHBA, fqinjët tanë serbë Serbë e kanë ndarë mendjen: të gjithë janë njëzëri pro rizgjedhjes së Trump. Ky është konkluzioni që ka arritur revista franceze që pasqyron shtypin ndërkombëtar, “Courrier international” në një dosje që i ka kushtuar sfidës së fillim nëntorit dhe mënyrës se si po reagojnë shtetet e ndryshme të globit ndaj saj. “Rizgjedhja e Trump është në interesin e serbëve. Ai nuk ka nisur asnjë luftë, ai ka tronditur NATO-n, ai po tërheq ushtarët nga Gjermania dhe caktoi Riçard Grenellin si emisar për dialogun serbi Kosovë” citon revista franceze një intervistë që i ka dhënë gazetës serbe “Politika”, Olga Ravesi, liderja e diasporës serbe pro Trump në SHBA.

“Fitorja e Republikanëve dhe e Trump është më e mirë për Serbinë sepse ai nuk e quan dosjen e Kosovës një çështje të mbyllur” ka thënë për Blic, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Për më tepër fitorja e Joe Biden mund të rrëzojë marëveshjen ekonomike që nënshkruan në 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë liderët e Prishtinës dhe Beogradit.

‘Kjo e ka bërë presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të marrë anë për rizgjedhjen e Trump dhe të shprehet i zhgënjyer me fushatën që po zhvillohet kundër tij në SHBA”, shkruan Courrier International.

Revista po ashtu thekson se që në 2016 serbët u reshtuan pas biznesmentit milioner pasi e panë fitoren e tij kundër Hillarit si një revansh kundër klanit Klinton dhe sodomos kundër burrit të saj që qe presidenti që vendosi për bombardimin e Serbisë.

Katër vite më parë në shtypin serb u botua një intervistë e kandidatit republikan për president ku pretendohej se ai u ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s.

"Bombardimi i serbëve, aleatëve tanë në të dyja luftërat botërore, ishte gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e (Bill) Clintonit u ka bërë shumë të këqija, por edhe gjithë Ballkanit, nga i cili ka krijuar një kaos", u citua të kishte thënë për serben "Nedeljnik", Donald Trump. Por menjeherë këtë citim që u mor edhe nga media prestigjoze botërore stafi i fushatës së Trump e mohoi aty për aty.

Burimi: Courrier international/ Pergatiti Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI