Flash

Kanye dhe Kim, një dyshe e pathyeshme

Lapsi.al 22 October 2020
Kanye dhe Kim, një dyshe e pathyeshme

Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes dhe Kanye West i kushtoi një deklaratë të fortë dashurie. Reperi ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor. Ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

“Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar Kanye përkrah fotos, duke dëshmuar para botës se dashuria e tij për Kim vazhdon të mbetet e njëjtë.

Ata të dy janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë 4 fëmijë bashkë. Para një muaji përflietj se Kim dhe Kanye po shkonin drejt divorcit dhe se shkak për këtë ishin bërë problemet me shëndetin mendor të reperit. Thuhej se martesa mes çiftit të famshëm nisi të shfaqte lëkundjet e para që nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimesh shokuese në Twitter.

Të këshilluara

Maluma fotografohet krah të dashurës së re

Në muajin shtator Maluma postoi në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re. Në fotot shihni ‘pretty...

09:07

Miley Cyrus rrëfen eksperiencën me Ufo-t

Këngëtarja 27-vjeçare Miley Cyrus ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme të sajën për revistën “Interview”, e cila lishej me jashtëtokësorët. Miley është shpre...

16:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI