Flash

Dua Lipa “pushton” botën me muzikën e saj

Lapsi.al 22 October 2020
Dua Lipa “pushton” botën me muzikën e saj

Nuk ka ditë që mos të flitet për sukseset e Dua Lipës dhe e gjithë kjo vjen si rezultat i punës së saj të jashtëzakonshme. Para disa javësh u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe artistja me origjinë shqiptare rezultoi e nominuar në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ndërkohë sot Dua ka marrë sërish një lajm të lumtur për sa i përket një tjetër eventi të rëndësishëm. “LOS40 Music Awards” që mbahet çdo vit në Spanjë ka nominuar këngëtaren në 4 kategoritë më të rëndësishëm për edicionin e fundit.

Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja, duke treguar se ndihet shumë e emocionuar për këtë fakt. “Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.

Gjithashtu pak ditë më parë Dua jonë është nominuar për “ARIA Awards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë. Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.

Të këshilluara

Kanye dhe Kim, një dyshe e pathyeshme

Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes dhe Kanye West i kushtoi një deklaratë të fortë dashurie. Reperi ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga p...

09:46

Maluma fotografohet krah të dashurës së re

Në muajin shtator Maluma postoi në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re. Në fotot shihni ‘pretty...

09:07

Miley Cyrus rrëfen eksperiencën me Ufo-t

Këngëtarja 27-vjeçare Miley Cyrus ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme të sajën për revistën “Interview”, e cila lishej me jashtëtokësorët. Miley është shpre...

16:12

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI