Flash

Skandal në muzeun e njohur, lyhen me vaj veprat e artit

Lapsi.al 21 October 2020
Skandal në muzeun e njohur, lyhen me vaj veprat e artit

70 vepra arti dhe artefakte antike (objekte të bëra nga njeriu me vlerë kulturore dhe historike) në tre galeri të Museum Island në Berlin u vandalizuan me një substancë vajore në fillim të muajit, sipas raportimit të mediave gjermane.

Museum Island është një kompleks muzesh në Berlin dhe është një nga vendet më të vizituara të kryeqytetit gjerman si edhe një nga vendet më të rëndësishme muzeale në Europë. Objektet e dëmtuara përfshijnë sarkofagët egjiptianë, skulpturat prej guri dhe pikturat e shekullit XIX, të mbajtura në Pergamon Museum, Alte Nationalgalerie dhe Neues Museum. Die Zeit dhe Deutschlandfunk raportojnë se sulmi u krye më 3 tetor, por policia e mbajti larg vëmendjes së publikut.

Fondacioni i Trashëgimisë Prusiane, i cili mbikëqyr koleksionet, thuhet që konfirmoi se objektet në ekspozita kanë pësuar dëmtime. Policia në Berlin tha se ka filluar hetimi, por nuk do të komentohet në lidhje me motivet pas sulmit.Guardian raporton se në vitin 2018, dy gra u arrestuan në Athinë, pasi lyen ekspozitat muzeale në Muzeun Kombëtar të Historisë me një substancë vajore. Të dyja, të cilat më vonë u identifikuan me origjinë bullgare, i thanë policisë se po spërkatnin veprat e artit me vaj dhe mirrë (lloj rrëshire) "sepse Shkrimi i Shenjtë thotë se është mrekulli". Nëpër rrjete sociale, njerëzit që besojnë dhe përhapin teoritë konspirative e kanë lidhur sulmin me këto teori. Një prej teorive pretendon se Muzeu i Pergamonit është qendra e “skenës së satanizmit global” sepse mban një rindërtim të Altarit të Pergamonit, ky i fundit një ndërtim monumental që daton në shekullin II para Krishtit, i vendosur në një nga tarracat e akropolit të qytetin antik grek të Pergamonit.

 

Altari i Pergamonit

Të këshilluara

Demi Lovato: Kam krijuar kontaktin me alienët

Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të këndshme për Demi Lovaton për shkak të ndarjes nga ish-i fejuari dhe përballjes më pas me dramën e tij në rrjete sociale. ...

13:44

Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony...

09:13

Irina Shayk, topless për "Vogue"

Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”. Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka n...

16:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI