Flash

Kim Kardashian tregon përmasat reale të trupit të saj

Lapsi.al 21 October 2020
Kim Kardashian tregon përmasat reale të trupit të saj

Format e Kim Kardashian i kanë bërë gjithmonë njerëzit të flasin. Gjoks e vithe të mëdha dhe bel i hollë, por sa janë realisht përmasat e saj?

Kim peshon vetëm rreth 54,4 kg dhe është gati 161 cm e gjatë. Ndërsa të hënën ylli 40-vjeçar zbuloi në Instagram Story se ajo në të vërtetë është masa medium në veshjet e saj SKIMS, të cilat variojnë nga masa XXS në 4X.

Në vitin 2008, ajo tha në emisionin “Today” se është masa 27 (US) te xhinset, ndërsa përmasat e saj janë 86:66:99 cm (gjoksi, beli, vithet).

“Përmasat e mia janë 86, 66, 99. Por mos harroni se unë jam 54,4 kg dhe gati 161 cm e gjatë dhe të gjithë e kanë peshën në vende të ndryshme", -u shpreh Kim.

Me kalimin e viteve pesha e saj ka pasur luhatje, por ajo gjithmonë ka qëndruar në formë falë stërvitjeve që i fillon në 6 të mëngjesit dhe falë një diete strikte me proteina.

Kim mbush sot 40 vjeç she sipas Page Six, ylli i "Keeping Up With The Kardashians" do të fluturojë me disa nga miqtë dhe të afërmit e saj në një ishull privat për të festuar.

Destinacioni po mbahet sekret për arsye privatësie. Ndërsa sipas të njëjtave burime, për siguri, çdo i ftuar tashmë është testuar një herë për COVID-19 dhe do të ritestohet përsëri para se të nisen jashtë vendit.

Të këshilluara

Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony...

09:13

Irina Shayk, topless për "Vogue"

Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”. Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka n...

16:47

Foto e Bebe Rexhës që u kthye në meme

Muajin e kaluar, këngëtarja Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.Ajo u ...

15:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI