Flash

Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

Lapsi.al 21 October 2020
Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Gashi nuk ka nguruar që ta ndajë këtë lajm të madh me të gjithë fansat e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një foto nga ambientet e kompanisë shoqëruar me mbishkrimin: “Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”.

Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj. Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe para pak ditësh ai publikoi bashkëpunimin me Ty$ Sign.

Ndërkohë reperi me origjinë shqiptare ka bërë publik edhe albumin “1984”. Gashi ka treguar se vendosi këtë emër për albumin e tij, sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Të këshilluara

Irina Shayk, topless për "Vogue"

Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”. Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka n...

16:47

Foto e Bebe Rexhës që u kthye në meme

Muajin e kaluar, këngëtarja Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.Ajo u ...

15:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI