Flash

Aktori turk konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

Lapsi.al 21 October 2020
Aktori turk konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

Përkundër përpjekjeve të shumta të bëra nga aktori turk Burak Deniz për të mbajtur private lidhjen e tij me supermodelen me origjinë shqiptare Didem Soydan, ai më në fund vendosi të dilte në publik me të.

Pas një periudhe të gjatë të mohimit të vazhdueshëm të marrëdhënies së tyre për ta mbajtur atë larg vëmendjes, Burak Deniz, 29 vjeç, postoi selfien e parë me të dashurën e tij model 36 vjeçare, duke njoftuar lidhjen e tyre zyrtare.

Aktori turk shkroi krah fotos: “Nga një natë e mrekullueshme në një moment të ngrohtë, kjo është shkrepja. Ishte mirë të isha këtu…”

Përkundër këtij njoftimi të qartë, disa ndjekës janë ende të mërzitur për postimin spontan; duke thënë se ata duhet të kishin postuar një foto më të qartë.

Fatkeqësisht, Burak Deniz nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të zbulonte se ai ishte në shoqëri me Didem Soydan.

Katër ditë më parë, paparacët kapën fotografi të çiftit ndërsa ata kaluan natën në shtëpinë e Didem Soydan dhe u panë duke u larguar së bashku në mëngjes.

Para Didem Soydan, Burak Deniz ishte martuar me artisten Bushra Devil në 2016, por ata u divorcuan në 2018.

Të këshilluara

Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony...

09:13

Irina Shayk, topless për "Vogue"

Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”. Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka n...

16:47

Foto e Bebe Rexhës që u kthye në meme

Muajin e kaluar, këngëtarja Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.Ajo u ...

15:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI