Flash

Çfarë thotë Rezart Veleshnja për lajmet e një sherri mes tij dhe Luanës

Lapsi.al 20 October 2020
Çfarë thotë Rezart Veleshnja për lajmet e një sherri

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Këto ditë, mediat kanë treguar arsyen që mund të ketë nxitur largimin e tij. Sipas “Dosja.al” moderatorja e emisionit dhe aktori kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luana ta largojë Rezartin nga emisioni. Ndërsa burime pranë “Prive.al” kanë mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohëqë xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri. Cfarë na bëri përshtypje ishte fakti që Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

Për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtyre aludimeve, aktori ka reaguar sot në një postim në InstaStory, duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm dhe duke treguar se ka qenë i zënë.

“Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”- janë fjalët e tij.

Më tej, ai ka publikuar edhe një video të portretit të pikturuar të Luanës, për të treguar se gjithçka mes tyre është në rregull.

Të këshilluara

Tatuazhi i Hailey Bieber, dedikim për Justin

Modelja Hailey Bieber së fundmi ka bërë dy tatuazhe të reja. Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Hailey ka ndarë me ndjekësit foto me tatuazhet .Në njërën...

09:36

Debati i ashpër mes ish-çiftit italian

Ish-çifti i famshëm i showbizit italian, Fabrizio Corona dhe Nina Moric janë përfshirë në një debat mediatik ditët e fundit për shkak të një episodi të pakëndsh...

19:18

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI