Grekët të kënaqur me Hagën, “Kathimerini”: Shmanget humnera e kushtetueshmërisë në Shqipëri
Në anën tjetër edhe sjellja e Ramës e mbështet këtë hipotezë. Kur shpërthyen konfiltet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun lindor, në afërsi të ishullit Kastelorizio, gjë që transferoi edhe në Tiranë debatin e pambyllur për detin, kryeministri ynë deklaroi mëse një herë, se do vazhdohej me negociatat. Madje për ta bërë më të prekshme këtë ai këmbënguli edhe në zëvendësimin e disa prej negociatorëve të cilëve u kishte mbaruar mandati. Pra, ende në gusht, Edi Rama ishte i mendimit për të vazhduar rrugën e negociatave, ndërsa në shtator pasi konsumoi një darkë në taracën e hotelit Grande Bretagne me Micotaqisin, ai foli për herë të parë për zgjidhje me gjykatë ndërkombëtare. Kryeministri ynë nuk e ka sqaruar kurrë përsenë e kësaj kthese 180 gradë që të bën të dyshosh se kërkesa për këtë zgjidhje iu imponua nga Greqia. Po përse Athina do të ishte më e interesuar për këtë version? Arsyet mund të jenë disa. Së pari, kur filluan bisedimet mes qeverisë së rilindjes dhe asaj të Sirizës, qasjet e dy vendeve ishin të ndryshme. Greqia donte një zgjidhje të shpejtë vetëm për përcaktimin e kufirit detar. Kjo qasje e saj pati dalë në dritën e diellit edhe nga dokumentat e Wikiliksit që dëshmonin se që në marëveshjen Berisha-Karamanlis, pala shqiptare ishte udhëhequr vetëm prej synimeve të Athinës. Nga ana e saj Tirana zyrtare qe më e interesuar për një paketë, pra që bashkë me detin ti jepej drejtim edhe çështjes çame, gjendjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe asaj që u përmend disi pa angazhim konkret sot, abrogimit të ligjit të luftës. Duke e çuar konfliktin, që vërsillet rreth shkëmbit Barketa dhe ishujve të pabanuar grekë në gjykaën e Hagës, Athina ka avantazhin se ajo zgjidh vetëm atë për të cilën është më e interesuar dhe shtyn në kalendat greke shqetësimet tona. Një dyshim i dytë për dërgimin në një gjykatë ndërkombëtare është edhe fakti se shteti më i dobët, me eksperiencë më të vogël dhe me përgatitje më minimale e ka më të vështirë ti mbrojë aty të drejtat e tij.Dendias e provokon Ramën për Erdoganin. Ironia me një përgjigje në turqisht (video)
Ndoshta pikërisht për këtë Athina ka bërë propozimin që të lihen mënjënë bisedimet dhe palët ti drejtohen gjykatës. Dhe Edi Rama që deri në gusht mbronte versionin e parë nuk ka pasur tjetër mundësi veçse të dorëzhet. Prandaj, përpara se të duartrokasim kur e dëgjojmë të thotë se u gjet zgjidhja më e mirë që i mbyll gojën patriotëve folklorikë, ne kemi të drejtë të kërkojmë transparencë për këtë piruetë radikale. Vetëm pas kësaj, duke iu referuar një batute të bërë sot, ne mundet ta falenderojnë me një “ejvallah”, sepse grekët kanë të drejtë ti thonë “efkaristo” që sot. ©Lapsi.al