Flash

"Ndërprisni grevën", pse nuk iu bindën naftëtaret e Ballshit Edi Ramës

Lapsi.al 19 October 2020
"Ndërprisni grevën", pse nuk iu bindën naftëtaret

Ka ngritur pikëpyetje të mëdha ftesa e kryeministrit Rama për naftëtarët e Ballshit, që janë në pikë të hallit dhe për të cilët, bisedimet me kreun e qeverisë mund të ishin një mundësi reale për gjetjen e një zgjidhjeje.

Prej disa ditësh në Ballsh situata është përkeqësuar. Punëtorët burra të rafinerisë qëndruan 18 ditë në grevë. Nuk morën pagat e prapambetura, por rikthyen vëmëndjen e opinionit publik nga skamja e më shumë se 900 familjeve, që jetojnë pa punë dhe të zhytur në varfëri ekstreme.

Pas protestave dhe grevës së burrave, ishin gratë e rafinerisë, të cilat vendosën të hyjnë në një grevë të dytë. Situata e tyre është e rëndë, por greva e urisë duket të jetë e vetmja rrugë.

Lexo edhe: Gaz lotsjellës naftëtarëve/ I besuan Ballukut, Ballës, Ruçit dhe Ramës për rrogat

Çështja është se papritur, të hënën, i erdhi një ofertë nga kryeministri Rama. Ky ndryshoi qëndrim dhe i ftoi naftëtarët të bisedojnë me të për gjetjen e një zgjidhjeje. Në një tweet në rrjetet sociale Rama i ftoi naftëtarët të bisedojnë, por me një kusht: ndërprerjen e grevës së urisë.

"U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!" ishte mesazhi i Ramës për naftëtarët e Ballshit.

Por sa e sinqertë është kërkesa e Ramës, për të ndërprerë grevën e urisë, pa ofruar asgjë në këmbim të naftëtarëve?

Janë disa arsyet që e bëjnë Ramën të vështirë për t'u besuar nga naftëtarët, që prej vitesh kërkojnë pagat e prapambetura nëpër gjyqe, në protesta dhe në greva për rrogat e prapambetura.

Lexo edhe: Greva e naftëtarëve/ Lutjet për Ramën dhe historia e mashtrimit nga Taulant Balla

Arsyeja e parë është se qeveria tashmë e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj dhe kaloi në pozicion pasiv në konfliktin mes punëtorëve dhe pronarëve të rafinerisë. Megjithëse punonjësit i kanë fituar të gjitha gjyqet dhe gjykatat ia kanë njohur pagat e prapambetura, kryeministri Rama ngriti duart lart pak kohë më parë kur foli për të drejtën e naftëtarëve. Rama tha se ai ishte njohur me problemin, por se nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë dhe se konflikti ishte mes punëtorëve dhe ish pronarëve të rafinerisë, duke e quajtur këtë një marrëdhënie kapitaliste.

“Kjo është një marrëdhënie kapitaliste. Nuk është marrëdhënie me shtetin. Deri tani nuk e kam gjetur zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem, nëse nuk e merr përsipër kompania private. Është një marrëdhënie private. Ajo që kemi bërë ka qenë një përpjekje ekstra”, ishte deklarata e Ramës nga kryeministria, kur u pyet nga gazetarët për grevën e naftëtarëve.

Lexo edhe: Rama për naftëtarët: Është çështje e privatit, po bëjmë përpjekje ekstra për zgjidhje

Ndërkohë që zgjodhi këtë qasje ndaj problemit të naftëtarëve, tani duket se kryeministri ka ndryshuar qëndrim, një inkoherencë që shton dyshimet se ai mund t'i japë zgjidhje halleve të qindra familjeve të Ballshit.

Arsyeja e dytë është mali me gënjeshtra që është rritur vit pas viti në Ballsh, kur naftëtarët kanë qenë viktima të dëshirës për të besuar se socialistët do t'ia gjenin një zgjidhje hallit të tyre. Mashtrimet nisën që nga fushata e vitit 2013, kur iu premtua "parajsa" në tokën që prodhonte "arin e zi", të pasuara me garancitë që iu dha Rama dhe Gjiknuri për pagat e prapambetura në 2017 dhe deri te premtimet e Taulant Ballës në fillim të këtij viti, që i bindi të dalin nga greva e urisë në muajin shkurt, se do t'i merrnin pagat. Herën e fundit, kryeministri tentoi t'i gënjejë me një foto me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev në kulmin e protestave.

https://lapsi.al/2018/01/17/falimenton-armo-ahmetaj-porosit-naftetaret-regjistrohuni-si-te-papune/

Naftëtarët janë gënjyer aq herë nga ministrat dhe deputetët e Rilindjes saqë, e kanë të qartë që ditën e parë që dalin nga greva dhe do të ndërpresin protestën, do të kthehen në shtëpi me gishtin në gojë, siç janë kthyer gjithmonë.

Arsyeja e tretë është një detaj domethënës në mesazhin që kryeministri shkruajti sot në Twitter. Rama e tradhëtoi veten mes rreshtave, kur i shkruajti naftëtarëve se "është absurde hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan", duke nxjerrë në pah merakun e vërtetë që e bëri të ndryshojë qëndrim. Naftëtarët, për herë të parë, kanë pranuar të dëgjojnë premtimet e Partisë Demokratike.

Në vizitën që kreu në dhomën e grevistëve, Lulzim Basha tha se pagat që nuk ia dha pronari i rafinerisë, do t'ua paguajë shteti, kur PD të vijë në pushtet.

Lexo edhe: Basha viziton naftëtarët e Ballshit në grevë urie (VIDEO)

Përveç kësaj, gratë naftëtare pranuan të takohen me deputetet e PD këto ditë për t'i dëgjuar se çfarë i ofrojnë demokratët nesër, nëse vijnë në pushtet. Pikërisht vendosja e kontakteve të naftëtarëve me PD, duke se ka zgjuar shqetësimet e kryeministrit Rama që papritur ka ndryshuar qasje në lidhje me hallet e naftëtarëve.

Lexo edhe: Përfaqësueset e PD takojnë gratë greviste në Ballsh: Shihni lotët e nënave, t’u jepen lekët e djersës

Llogjika e do që, sa më shumë t'i shtojnë naftëtarët kontaktet me opozitën, aq më tepër i shqetësuar do të jetë Rama për fatin e votave në një bastion si Ballshi dhe mbetet për t'u parë se si do të reagojë. Ajo që është e sigurtë është se pas kaq vitesh në pushtet, kredibilitetin e ka zero mes naftëtarëve.

Gazetarët i pyetën gratë greviste se si iu duk oferta e Ramës për ta ndërprerë grevën dhe për të biseduar me kryeministrin, por përgjigjet qenë agresive, si asnjëherë tjetër.

 “Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”, u shpreh një prej grevisteve.

"Nuk besojmë më te kryeministri, se ka ardh vetë në Uzinë me punëtorët dhe Damian Gjiknurin. është bërë i pabesueshëm. Me gënjeshtra me mashtrime nuk jetojnë fëmijët tanë. Duam bukë. Lekët të na i hedhë në llogari dhe ne dalim nga greva. Kur kam fëmijët e mi pa bukë, nuk dua të di për fëmijët e deputetëve që i kanë xhepat plot. është mashtrimi i radhës. Nuk besojmë më. është mashtrimi i radhës" tha një tjetër për mediat duke komentuar kërkesën e Ramës.

"Kryeministri është bërë i pabesueshëm. Erdhi vetë këtu, përballë nesh dhe përballë gazetarëve. Nuk ndodhi as njëra as tjetra. Pa u hedhur lekët nuk dalim nga greva. është e panegociueshme. Po nuk kaluan lekët në llogari ne nuk negociojmë. Për çfarë do negociojmë?" u shpreh një tjetër, ndërsa kujtoi ardhjen në Tiranë dhe dyert e mbyllura të ministrive.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI