Flash

Debati i ashpër mes ish-çiftit italian

Lapsi.al 19 October 2020
Debati i ashpër mes ish-çiftit italian

Ish-çifti i famshëm i showbizit italian, Fabrizio Corona dhe Nina Moric janë përfshirë në një debat mediatik ditët e fundit për shkak të një episodi të pakëndshëm që përfshiu edhe djalin e tyre 18-vjeçar.

“Unë sapo telefonova 112-ën sepse Fabrizio Corona, pozitiv me koronavirusin, ftoi Carlos-in në shtëpi pa dijeninë time dhe tani ata po kalojnë kohë bashkë duke bërë Story në Instagram. Fabrizio jo vetëm që nuk respekton rregullat e karantinës, por as shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që janë në kontakt me të. Për shkak të njerëzve si Corona ndodh që virusi përhapet, duke mbjellë edhe vdekjen. Një djalë 18-vjeçar mund të jetë i pandërgjegjshëm për të bërë gjëra të tilla, por për një baba gati 50 vjeç është e papranueshme”, -rrëfeu modelja me origjinë kroate në profilin e saj në Instagram.

Ish-mbreti i paparacëve, Fabrizio Corona ka qenë i ftuar në një lidhje live me emisionin "Live-Non è la D'Urso", ku ka dhënë versionin e tij të historisë. Ai është shprehur se “Nina është e çmendur, prandaj Carlos ia mbathi nga ajo”.

“Si pasojë e asaj çfarë bëri ajo psikopate e çmendur, ajo zonjë që ishte gruaja ime, unë jam i detyruar të tregoj pjesën time në këtë histori”, -ka thënë ai.

“Nina është çmendur dhe më urren. Carlos iku nga nëna e tij, por tani është rikthyer. Jam i dëshpëruar nuk di çfarë të bëj për të mbrojtur djalin tim, më besoni! Unë jam ndoshta më keq sesa kur më futën në burg. Djali im nuk është mirë, ai merr telefonata nga një burrë që i flet për luftëtarët e dritës dhe demonët”, -është shprehur Corona.

Për ditë me radhë, Corona dhe Moric kanë akuzuar njëri-tjetrin për çdo gjë. Moric akuzon Corona-n për sjellje të papranueshme dhe për fyerje e kërcënime ndaj saj. Ndërsa në "Live-Non è la D'Urso", ish-fotografi ngriti akuza kundër ish-gruas së tij të lidhura me qëndrime të veçanta të saj ndaj djalit të tyre.

Gjithçka nisi me audio të publikuara nga Moric, ku dëgjohej zëri i djalit të tyre që i kërkonte të jetonte me të dhe të largohej nga i ati, pasi me këtë të fundit do të mësonte vetëm të këqijat. Audio këto që sipas Corona-s janë të manipuluara dhe janë nxjerrë nga konteksti. Më pas Nina publikoi një telefonatë të Fabrizio-s që e kërcënonte për shkak të publikimit të këtyre videove, duke i thënë se do e vriste.

"Nina e manipuloi atë audio duke shfrytëzuar fjalët e djalit të saj në një kohë kur ai nuk ishte aspak mirë. Ajo gjithashtu përdori audion time, që ishte thjesht një shfryrje”, -u shpreh Fabrizio.

Ish-çifti ka pasur gjithmonë probleme e mosmarrëveshje mes tyre, por kësaj radhe gjërat kanë shkuar shumë larg.

Të këshilluara

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovision

Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali “Eurovision 2019” nuk pati garë mes konkurrentëve dhe për herë të parë u zhvillua online, për të promovuar artistët...

12:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI