Flash

Kim K tregon si zbuloi të vërtetën për Caitlyn Jenner

Lapsi.al 18 October 2020
Kim K tregon si zbuloi të vërtetën për Caitlyn Jenner

Në një intervistë për David Letterman për programin e tij në Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction”, Kim Kardashian foli edhe për të vërtetën e Caitlyn Jenner, dikur njerku i saj. Kim u shpreh (via E! Online) se për herë të parë e pa Caitlyn me veshje për gra kur ishte 26 vjeç. Kris, e ëma e Kim-it, ishte jashtë qytetit dhe Kim, e cila po jetonte me Kris dhe Caitlyn asokohe, hyri në garazh dhe gjeti njerkun të veshur si grua.

Kim kaloi pranë Caitlyn, paketoi disa gjëra dhe shkoi në shtëpinë e Kourtney-t. Së bashku, motrat Kardashian iu drejtuan internetit për të gjetur përgjigje. Në atë moment, gjetën vetëm episodin e Oprah Winfrey për një grua transgjinore. Kim dhe Kourtney nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Caitlyn telefonoi Kim-in dhe i tha: “Kurdo që të jesh gati, do të doja të ulesha me ty dhe të flisnim. Por, ndërkohë, mos i trego askujt. Mamaja jote nuk e ka idenë dhe do të më vrasë.” Kur Kim mbushi 30 vjeç, Caitlyn i shpjegoi të vërtetën e saj. Kim shtoi në intervistë se Caitlyn i kishte thënë: “Unë kam përjetuar këto ndjesi që fëmijë, nga mosha 4-vjeçare. Dhe vetëm kohët e fundit jam në gjendje që të jem vetvetja.”

Në një intervistë për Diane Sawyer në prill të vitit 2015, Caitlyn Jenner deklaroi publikisht se ishte një grua transgjinore. Jenner i ishte nënshtruar terapisë hormonale, por e ndaloi atë pasi romanca me Kris u bë serioze dhe përfundoi në martesë në vitin 1991. Jenner tregoi se kishte lejen që të eksploronte identitetin e saj gjinor kur udhëtonte vetëm, por jo kur ishte pranë Kris-it. Ajo shtoi se mosnjohja e mënyrës më të mirë për të folur për këtë çështje kontribuoi në përkeqësimin e martesës 23-vjeçare, që përfundoi zyrtarisht në vitin 2015.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Rhonda Fleming

Aktorja Rhonda Fleming ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare. Lajmin e vdekjes së saj e dha ndihmësja e Fleming, Carla Sapon e cila tregoi se aktor...

15:21

Aktorja turke infektohet me Covid-19

Së fundmi mediat turke  kanë raportuar se aktorja Elçin Afacan ka rezultuar pozitive me coronavirus. Menjëherë pas lajmit,Elçin është vetëizoluar,ndërsa akto...

12:30

Kylie Jenner rikthehet me reperin (FOTO)

Kylie Jenner është rikthyer sërish me reperin Travis Scott. Para pak kohësh dyshja i dha fund marrëdhënies edhe pse takoheshin shpesh së bashku për shkak të ...

12:00

Kënga e Max Ehrich, dedikim për Demi Lovato

Këngëtari Max Ehrich ka publikuar së fundmi një këngë të titulluar ‘I’m afraid’. Menjëherë pas publikimit ndjekësit kanë aluduar se kënga është një dedikim p...

10:46

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI