Përballja në TV për inceneratorët/ A i ngriti TV Klan kurth Edi Ramës?
Prandaj ai nuk duhet të heqë dorë nga denoncimi sistematik i saj. Por problemi i vetëm i liderit të PD-së qëndron në faktin se ai është tejet i vakët kur flet se ç‘zgjidhje do ti japë kësaj çështjeje, nëse vjen në pushtet, pas 25 prillit. Si do të rikuperojë paratë e avulluara dhe si do ti thotë stop një projekti të konceptuar jo vetëm për të djegur plehërat e pakta që prodhojnë Elbasani, Fieri dhe Tirana, por edhe për ti hapur rrugë ambiciez mafioze të impotrit të mbetjeve nga jashtë? Formulat standart se kur të vijmë ne në pushtet, drejtësia do të çlirohet nga presioni dhe do të bëjë punën e saj, duken shumë bajate të vëna në perspektivën e premtimeve të tilla që i kemi dëgjuar edhe nga Berisha i 2005 edhe nga Rama i 2013. Prandaj krahas denoncimit të skandalit, Basha ka obligim të tregojë se si do të presë burimet që i sigurojnë një afere të tillë mbijetesën. Ai duhet të zotohet se Shqipëria nuk do të importojë kurrë plehra nga jashtë. Ai duhet të betohet se bashkitë nuk do të detyrohen të shpien punë tek këto monumente të korrupsionit edhe sikur pronësia e tyre të shitet tek pronarë të tjerë, ashtu sikurse ndodh rëndom me rotacionin e pushtetit. Vetëm kështu denoncimi i tij do të bëhet i plotë dhe i besueshëm. Sepse, ajo që i intereson publikut nuk është përdorimi i këtij skandali për të larguar nga pushteti ata që do të ikin me valixhe plot, por rikuperimi i parave të qytetarëve dhe mospërsëritja e skemave të tilla që jemi mësuar ti shohim ti mbijetojnë edhe rotacionit të pushteteve. ©Lapsi.al