Ç’ ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi
Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje për këto pyetje. Prandaj ai, në Opinion-in e së enjtes preferoi sherrin, përpara sqarimit me durim të publikut. Vetëm pasi e panë figurën që bëri, vetëm pasi kqyrën dështimin e strategjisë për të mposhtur me bullizëm të vërtetat e një vjedhjeje, njerëzit pranë tij, po mundohen ta amortizojnë paraqitjen katastrofale mediatike me idënë se shefit të tyre i ngritën një kurth në TV Klan. Natyrisht, askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ekrani në fjalë, nuk ka interesa në konkurencën me Top Channel, në raport me koncesionin e inceneratorëve, po ashtu, askush nuk mund të thotë se atij nuk i konvergojnë qëllimet afatshkurtra me opozitën, ama një gjë është e sigurtë, Edi Rama le të provojë të dali në çdo studio, për koncesionin e inceneratorëve, ai asnjëherë nuk do të arrijë të japë përgjigje bindëse. A.B.©Lapsi.al