Flash

Dua Lipa reagon ashpër pas akuzave se nuk rrespektoi masat covid gjatë xhirimeve

Lapsi.al 17 October 2020
Dua Lipa reagon ashpër pas akuzave se nuk rrespektoi masat covid gjatë

Gazeta britanike “The Sun” bëri të ditur disa orë më parë se këngëtares shqiptare Dua Lipa i ishin pezulluar xhirimet për videoklipin e saj të ri, pasi nuk kishte zbatuar rregullat anti-Covid.

“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës sipas “The Sun”, ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Gazeta britanike The Sun citoi një banor duke thënë se “Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”.

Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.

Por, këto lajme duket se e kanë revoltuar këngëtaren shqiptare, e cila ka reaguar nëpërmjet InstaStory-t duke shkruar një status të gjatë.

25-vjeçarja ka hedhur poshtë fjalët se xhirimet ishin ndërprerë për këtë fakt, teksa bën të ditur se avokatët e saj kanë kontaktuar tashmë me gazetën.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid. Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“, ka shkruar Dua.

Të këshilluara

Ezel së shpejti baba për herë të parë

Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem ...

17:20

Ermal Meta bën publike lidhjen

Sa herë është fjala për jetën personale, Ermal Meta, këngëtari i njohur shqiptar, ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike. Jo vetëm sepse këtë pjesë ...

18:53

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI