Flash

Si duken idhujt e adoleshencës në të 40-at e tyre

Lapsi.al 16 October 2020
Si duken idhujt e adoleshencës në të 40-at e tyre

I keni parë në seriale, filma, albume e koncerte. Keni ndjekur jetën e tyre, lidhjet, ndarjet dhe çdo gjë, derisa papritur, një ditë ata janë në të dyzetat dhe ju s’e keni idenë se çfarë bëhet me to.

Ja si duken sot disa prej tyre:

- Backstreet Boys

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Pasi u bënë një nga grupet më të famshme të popit në botë, në vitet '90 dhe në fillim të viteve 2000, ata bënë një pushim nga viti 2003 në 2006. Pastaj, u kthyen dhe madje arritën të fitonin zemrat e një brezi të ri. Sot, Kevin (48 vjeç), Brian (45 vjeç), Nick (40 vjeç), Howie (47 vjeç) dhe A.J. (42 vjeç) janë akoma aktive, duke dhënë koncerte dhe turne nëpër botë.

- Spice Girls

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Spice Girls ishin një fenomen krejtësisht i ri dhe revolucionar për muzikën pop në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Secila prej personaliteteve të vajzave (Geri, Melanie C, Victoria, Melanie B dhe Emma) tërhoqi një lloj të ndryshëm të turmës së të rinjve në kohën e tyre. Pasi përjetuan disa vështirësi midis anëtareve, grupi u shpërbë në vitin 2001. Sidoqoftë, në 2007-ën ato u kthyen në skenë pasi u lidhën përsëri me sukses dhe riparuan marrëdhëniet prej tyre. Esdhe sot vazhdojnë të japin koncerte, përveç Victoria-s , që i është përkushtuar më shumë imazhit të saj në fusha të tjera.

- Rachel McAdams

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Personazhi ikonik i Regina George në filmin "Mean Girls" e bëri Rachel të paharrueshme për publikun. Falë aftësive dhe përkushtimit të saj ajo tashmë ka marrë, në moshën 41 vjeçare, disa nominime për çmime të rëndësishme si një Oskar, një BAFTA dhe një SAG.

 - Leonardo DiCaprio

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

DiCaprio i famshëm dhe i mahnitshëm u bë djali i ëndrrave të çdo vajze adoleshente nga vitet 2000, pas performancës së tij mahnitëse si Jack Dawson në Titanic. Aktori është aktiv po njësoj edhe gjatë viteve të fundit.

- Freddie Prinze, Jr dhe Sarah Michelle Gellar

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Freddie Prinze, Jr dhe Sarah Michelle Gellar u takuan në vitet 1990 në sheshxhirimin e filmit “I Know What You Did Last Summer”. Ata janë të martuar edhe në ditët e sotme, duke qenë një nga çiftet e paktë të Hollywood, që i kanë rezistuar kohës.

- Melissa Joan Hart

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Aktorja u bë e famshme për rolin e saj si shtriga Sabrina. Sot, ajo është 44 vjeç dhe ka vendosur t’i kushtojë jetën aktrimit dhe familjes së saj.

- Ryan Phillippe

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Djali simpatik i “Cruel Intentions” vodhi zemrat e vajzave në vitet 2000 dhe vazhdon të jetë po aq simpatik edhe tani. I terhequr prej pak kohësh nga aktrimi, 46-vjeçari është tashmë baba i 2 fëmijëve.

- Ashton Kutcher

Si duken sot, disa nga idhujt e adoleshentëve gjatë viteve 2000

Ashton, tani është i martuar me Mila Kunis dhe ka dy fëmijë. Jeta e tij ka ndryshuar mjaft që nga vitet e çmendura, kur ai ishte me aktoren Demi Moore. Kutcher është përfshirë në disa fushata altruiste dhe me përgjegjësi shoqërore.

Të këshilluara

Projekti sekret i Angelina Jolie

Periudha e karantinës ka qenë tepër produktive për Angelina Jolie. Ajo promovoi një film të ri, publikoi disa shkrime, dhuroi një shumë të konsiderueshme parash...

13:59

Demi Lovato një këngë kundra Donald Trump

Demi Lovato është kthyer më mirë se kurrë, pavarsisht se në këngën e saj të re ajo dëshmon se po jeton një vit të mallkuar. Ajo dha performancën e saj në Billbo...

12:20

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI