Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Ndërpriten xhirimet e klipit të ri të Dua Lipës, shkak mosrrespektimi i masave anti-covid

Lapsi.al 16 October 2020
Ndërpriten xhirimet e klipit të ri të Dua Lipës, shkak

Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid -19. Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor.

Këngëtarja gjatë xhrimeve të produksionit dukej se kishte një humor shumë të mirë. Por kur atmosfera u bë edhe më euforike banorët e zonës filluan të shqetësohen. “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Gazeta britanike The Sun citon një banor duke thënë se “Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”. Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.

Ka qenë një vit i sukseshëm për Duan, e cila publkoi dy albume gjatë periudhës së izolimit, Future Nostalgia, në mars, dhe Club Future Nostalgia, në gusht. Albumi i fundit kryesoi listat muzikore për 4 javë

Të këshilluara

Projekti sekret i Angelina Jolie

Periudha e karantinës ka qenë tepër produktive për Angelina Jolie. Ajo promovoi një film të ri, publikoi disa shkrime, dhuroi një shumë të konsiderueshme parash...

13:59

Demi Lovato një këngë kundra Donald Trump

Demi Lovato është kthyer më mirë se kurrë, pavarsisht se në këngën e saj të re ajo dëshmon se po jeton një vit të mallkuar. Ajo dha performancën e saj në Billbo...

12:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI