Flash

Konferenca Rajonale e ONE Telecommunications

Lapsi.al 16 October 2020
Konferenca Rajonale e ONE Telecommunications

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses konferencën Rajonale me Partnerët më 13, 14 dhe 15 Tetor në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Pjesëmarrja ishte maksimale, nën kushtet e lejuara sipas protokollit për masat anti-covid. Ekipet e punës shfaqën interes shumë të madh për konferencën sepse ata janë dëshmitarë të përmirësimit të kompanisë krahasuar me vitin e kaluar, si nga rrjeti ashtu edhe nga produktet dhe shërbimet. Përveç partnerëve të rrjetit të dyqaneve ONE nga e gjithë Shqipëria, konferenca mori edhe vëmendjen e përfaqësuesve të kompanisë nga Shitjet, Marketingu, Produktet & Shërbimet, Menaxhimi i Vlerës së Klientit, Përvoja dhe Kujdesi i Klientit, B2B, Rimodelimi, Rrjeti, IT, Legali, Marrëdhënia e Korporatës, Financa dhe Prokurimi.

Qëllimi i kësaj konference ishte njehsimi i prioriteteve komerciale dhe mbështetja e partnerëve për problematikat e tyre ditore. Gjithashtu, koneferenca i bëri të gjithë bashkë për të nxitur arritjen e objektivave të këtij tremujori të fundit, që pritet të jetë i vështirë, për shkak të rrethanave shkaktuar nga pandemia. Cilësia e rrjetit ishte një prej çështjeve kryesore për të cilin u përcollën komente shumë pozitive. “Tashmë, investimi në rrjet është i prekshëm për këdo.” – u shpreh Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë në fjalën e tij gjatë konferencës.

Konferenca u moderua nga Taulant Mecaj, Menaxheri i Shitjeve me Pakicë, i cili organizoi dhe kordinoi të gjitha palët për zhvillimin me sukses të konferencës. Elvin Guri, aksioneri kryesor i ONE Telecommunications mbajti fjalën e mirëseardhjes ndërsa Drejtori Ekzekutiv theksoi rëndësinë e mbajtjes së premtimeve për të ofruar rrjet më të mire, shërbime më të mira, përvojë më të mirë në dyqane. Drejtori i Divizionit Komercial, Athanasios Paraskevas, u fokusua tek prioritetet komerciale për tremujorin e fundit të vitit. Ai gjithashtu risolli në vëmendje edhe mesazhet e kompanisë se “Ne jemi ekipi ONE! Ne përmirësohemi çdo ditë dhe së bashku me partnerët ne shkojmë përpara!”

ONE Telecommunications është shumë mirënjohës për pjesëmarrjen dhe kontributin e partnerëve në konferencë, si edhe për punën e tyre të vazhdueshme për të përmbushur pritshmëritë komerciale të kompanisë. ONE beson tek punonjësit dhe partnerët ndaj ndjek politikën e transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Konferencat e here-pas-hershme me partnerët janë dëshmi e kësaj qasje të kompanisë. Nisur nga muaji Dhjetor i vitit të kaluar deri më sot, ONE Telecommunications ka zhvilluar 6 konferenca rajonale me partnerët. Mbledhja e ardhshme do të zhvillohet në Dhjetor por deri atëherë, puna vazhdon me intensitet në terren.

Të këshilluara

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI