Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Ç' ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga inceneratorët dhe kryeministrit Edi

Lapsi.al 16 October 2020
Ç' ndryshim ka mes inxhinjer Enidit që paguhet nga
Dje pas theksimit të skandalit të djegësve të plehrave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, thirrjes ndaj SPAK për këtë abuzim skandaloz dhe sfidëz që Lulzim Basha u bëri mediave për të thyer censurën e vendosur nga paratë e inceneratorëve, qeveria dhe kompania private që ka marrë deri më tani 75 milionë euro nga paratë e shqiptarëve vendosën të kundërpërgjigjen. Akuza më e rëndë që peshonte mbi ta ishte ajo për inceneratorin e Fierit i cili deri më tani ka marrë 23 milionë euro, pa bërë asnjë ditë punë. Lexo më tej:Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria? Pikërisht për këtë kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k kishte thirrur mediat për të dhënë versionin e saj. Në emër të saj foli një inxhinjer me emrin Endid Dine (foto djathtas) i cili nuk shpjegonte asnjë nga akuzat e ngrituaura vetëm se tregonte fotot e impiantit që ende nuk është vënë në punë. Por ironi është se po të krahasohet qëndrimi i tij me atë që mbajti kryeministri në mbrëmje, përballë gazetarëve në "Opinion" versionet e tyre janë identike. Edhe Rama sillej si rogtar i kompanisë private. Dilema e qytetarëve ishte se pse një koncesion privati duhej ndërtuar me para buxheti kur nëse i jepte të gjitha lekët vetë, shteti mund ta ndërtonte po vetë, Endidi dhe Edi tregonin pamje nga inceneratori i pa përfunduar. https://www.youtube.com/watch?v=MsAL1Rp06gw&feature=emb_logo Ata pyeteshin se si qe e mundur që privati i kish arkëtuar të gjitha eurot, pa bërë asnjë ditë punë, Edi dhe Endidi përgjigjeshin se inagurimi do bëhej në dhjetor dhe gazetarët ftoheshin të ishin pjesmarrës në inagurimin e ndërmarrjes.

Andi Bushati: Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Nuk ka dyshim se sinkronizimi i strategjisë së "PR" mes Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k dhe kryeministrisë ishte perfekt. Ata nuk bënë asnjë gabim në skenarin për të cilin kishin rënë dakord më parë, por problemi i kësaj harmonie absolute ishte se në fund e bënte kryeministrin të fliste me gjuhën e një rrogtari të kompanisë private. Pra ai që në kushte normale duhej të ishte kontrollori dhe arbitri i panashëm që rian paratë e shqiptarëve, flkiste si palë e atyre që deri më tani kanë arkëtuar 75 milionë euro. Gjithkush pas kësaj mund kuptojë lehtësisht se ç'ndryshim ka midis inxhinjer Endidit që është në borderonë e inceneratorëve dhe kryeministrit Edi që jep para për ta. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI