Flash

Lajmet për Coronavirus që qarkullojnë më shpejt në internet

Lapsi.al 15 October 2020
Lajmet për Coronavirus që qarkullojnë më shpejt në

Ç’mund të pritej? Janë pikërisht lajmet e rreme ato që qarkullojnë më shumë? Kështu kemi besuar të gjithë, sepse ndoshta supozimet, aludimet, dyshimet e pavërtetuara qarkullojnë në një kohë më të shpejtë derisa nuk kërkojnë kohë për konfirmim. Por nuk është e vërtetë. Sipas një analize të re, informacionet e rreme mbi koronavirusin nuk qarkullojnë më shpejt se lajmet që vijnë nga burime të besueshme.

Përditësime, supozime, konfirmime, mohime, zëra dhe thashetheme. Gjatë pandemisë së koronavirusit jemi bombarduar nga të dhëna, lajme dhe informacione, si të vërteta, edhe të rreme. Ky fenomen quhet infodemi, ose ndryshe qarkullimi i pakontrolluar i një sasie të tepruar informacionesh (madje jo të besueshme) që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për publikun të orientohet te një temë specifike, koronavirusi.

Por, si jemi informuar që kur ka nisur pandemia? Kësaj pyetje i përgjigjet një ekip kërkuesish, me një studim që ofron një pamje të hollësishme të platformave sociale më të përdorura dhe temave më të kërkuara në muajt e pandemisë. Ndër rezultatet më domethënëse doli se fake news nuk përhapen me shpejtësi më të madhe sesa lajmet që vijnë nga burime të besueshme. Studimi është publikuar te Scientific Reports.

Termi infodemi përdoret për të theksuar rreziqet që lidhen me keqinformimin, që mund të përshpejtojnë përhapjen e epidemisë, duke ndikuar fuqimisht në sjelljen e njerëzve.

“Për shembull, CNN përhapi lajmin mbi bllokimin e mundshëm të Lombardisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke e publikuar disa orë përpara komunikimit zyrtar”, – lexohet në studimin e ri. “Për pasojë, njerëzit ia mbathën nga rajoni duke mbushur trenat e avionët dhe duke venitur nismën e qeverisë, për të frenuar epideminë”.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur alarmin mbi infodeminë shqetësuese – sipas së cilës, menaxhimi i ndërlikuar i pandemisë është shoqëruar që në fillim nga e ashtuquajtura epidemia e informacioneve dhe nga përhapja e fake news mbi koronavirusin”.

Për të kuptuar se si përhapja e informacioneve mbi koronavirusin ka qarkulluar në këta muaj, kërkuesit e studimit të ri bënë një analizë krahasuese të aktivitetit të përdoruesve në pesë platforma sociale – YouTube, Instagram, Twitter, Reddit e Gab.

Duke rishikuar të dhënat e më shumë se 8 milionë komenteve dhe postimeve të lëna nga më shumë se 3.5 milionë përdorues në një hark kohor prej 45 ditësh (nga 1 janari deri më 14 shkurt), studiuesit analizuan interesin dhe përfshirjen e përdoruesve në temën e koronavirusit, duke vlerësuar evolucionin e bisedave me kalimin e kohës, në shkallë globale, për secilën platformë.

Për më tepër, ata përshtatën shpërndarjen e informacionit në çdo platformë te modelet e epidemisë. Rezultatet treguan se Gab, për shembull, është platforma sociale më e ndjeshme ndaj përhapjes së fake neës. Studiuesit theksojnë se, megjithatë, informacionet nga burime të besueshme dhe informacionet nga burime jo të besueshme nuk regjistruan ndryshime të konsiderueshme në modelet e shpërndarjes.

Studiuesit thonë se të analizosh dinamikën mes përhapjes së informacioneve dhe platformave sociale është e rëndësishme për të kuptuar sjelljet sociale dhe për pasojë, për të zhvilluar strategji komunikimi më efikase gjatë pandemisë.

Wired

Të këshilluara

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI