Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Dua Lipa si rrallë herë pozon topless

Lapsi.al 15 October 2020
Dua Lipa si rrallë herë pozon topless
Dua Lipa pushton gjithnjë titujt kryesor të mediave për suksese dhe arritje të shumta, sidomos pas publikimit të “Future nostalgia”. Mirëpo, dita e sotme, bën një përjashtim sepse rrjeti po "digjet" pas publikimit të një fotoje nga shqiptarja në Instagram, ku shihet topless. Ajo ka realizuar koleksionin e 3 dhe të fundit për “Pepa jeans” dhe me atë rast realizoi edhe disa foto që na rikthyen temperaturat e verës. Në postimin e saj kanë vërshuar mijëra komente, sigurisht nxitur edhe nga fakti se nuk ndodh shpesh që Dua të na befasojë me postime të tilla. Pak ditë më parë Dua jonë është nominuar për “ARIA Awards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë. Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor. Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar. Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’. Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam se kishte ardhur koha që Dua të merrte disa pushime për të shijuar një sukses të merituar. Përkundrazi, në gusht Dua Lipa dhe Blessed Madonna kanë publikuar albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”. Albumi, i quajtur Club Future Nostalgia, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj. Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë. Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde. Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë. “Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Të këshilluara

Rita Ora fotografohet krah Lewis Capaldit

Rita Ora dhe Lewis Capaldin u fotografuan mbrëmjen e djeshme pas një takimi që zjvilluan të dy në Londër dhe të gjithë mendojnë se dyshja po na sjell një bashkë...

13:05

John Legend ,dedikim bashkëshortes së tij

Këngëtari John Legend i është rikthyer për herë muzikës pas humbjes së fëmjës.  Këngëtari së bashku me bashkëshorten e tij ,Chrissy Teigen zbuluan se hum...

11:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI