Flash

Sistemi në prag kolapsi/ Si u gënjye me spitalet Covid 3 dhe 4

Lapsi.al 13 October 2020
Sistemi në prag kolapsi/ Si u gënjye me spitalet Covid 3 dhe 4
Përballë rrezikut të shtimit të fluksit të të infektuarve me Covid -19 qeveria shqiptare po përgjigjet me masa policore dhe vënien e gjobave për mosmbajtjen e maskës me detyrim që prej të enjtes. Shifrat janë alarmante dhe shqetësuese. Java e shkuar u mbyll me një mesatare prej mbi 160 të infektuarish në ditë (të dalë nga testet e limituara që bëhen në instituti i shëndetit publik), dhe arriti kulmin të hënën me shifrën rekord prej 171 të prekurve të rinj. Lexo me tej:

Maska me detyrim që nga 15 tetori/ Nga hera e parë tek përsëritja, zbulohet sa do të jenë gjobat

Kjo ka bërë që numri i shtretërve në të dy spitalet Covid të zvogëlohet me shpejtësi duke bërë të prekshën rrezikun e një kolapsi në sistemin shëndetësor. “Në të dy spitalet mund të ketë gjithsej deri në 40-50 shtretër të lirë”, tha për Lapsi.al një personel i brendëshëm i qendrës universitare Nënë Tereza. Pikërisht kjo situatë emergjene ka sjellë edhe thirrjen absurde: « të gjithë me maska ». Por ndryshe nga kjo kthesë e beftë e strategjisë qeveria kishte palne të tjera. Që në prill, maj , qershor kryeministri Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, premtuan hapjen edhe të dy spitaleve të tjera Covid. Njëri do të ishte brenda qendrës spitalore, tek ish kirurgjia dhe tjetri në autostradë tek ish universiteti i mbyllur Kristal. Në kohë të ndrysheme gjatë periudhës së izolimit, në media u panë kronika pompoze të qeveritarëve që inspektonin Covid 3 dhe Covid 4, ku tashmë ishin lyer muret, përfunduar fasadat, madje ishin vënë dhe tabelat sinjalistike se ku do qenë pavionet dhe ku dhomat e mjekëve. Për njërin nga spitalet me 100 shtreter, Manastirliu tha se do të qe gati për sezonin e verës për të pritur shtimin e rasteve nga ardhja e turistëve (poshte kronike e 2 qershorit). https://youtu.be/gsKsM9VLalQ Kurse spitali tjetër ishte konceptuar si vend ku do të shtroheshin pacientët që kishin dalë nga gjendja e rëndë, por që kishin ende nevojë për oksigjen dhe për tu mbajtur në monitorim nga kjo sëmundje e pabesë e cila mund të shkaktojë komplikacione edhe atëherë kur pacienti kujton se është shëruar. “Por këta lloj të sëmurësh nuk e panë kurë derën e këtij spitali - pohon burimi i Lapsi.al- Politika qeveritare qe që ata të dërgoheshin drejt e në shtëpi edhe sepse spitali nuk u bë kurrë gati edhe sepse kështu kostoja e marrejs së ilaçeve (rreth 40 mijë lekë të reja) i ikte si barrë shtetit dhe i ngarkohej të sëmurit. https://top-channel.tv/video/top-news-gati-spitali-covid-3-manastirliu-pergatitemi-per-vjeshten/ Një tjetër arsye e moshapjes së dy spitaleve, përpos faktit se ato nuk u plotësuan kurrë me aparatura, është dhe se thirrjet e qeverisë për personel shtesë mbetën në ajër. Ato nuk u kompletuan kurrë. Pra ndonëse që pranverën e kaluar u premtua me pompë hapja e dy spitaleve covid, që do të mund të përballonin një valë të dytë apo një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve, njërit brenda Nënë Terezës dhe tjetrit në autostradë tek ish Kristali, ende sot, gjashtë muaj aty nuk ks shkelur asnjë pacient. Prandaj tani kur duket se moti i ftohtë e i lagësht, afrimi i gripeve stinore, po shoqërohen edhe me një shtim të numrit të të infektuarve, qeveria që ‘pushoi” gjatë verës po gjen, si zgjidhjen e vetme për tu përballur me pandeminë dtyrimin për të mbajtur kudo maskën. Dhe në mungesë të shtretërve në spitale shpëtimi po kërkohet tek kontrolli policor dhe gjoba. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI