Flash

Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi Demi Lovatos

Lapsi.al 13 October 2020
Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi Demi Lovatos

Demi Lovato po e kalon pak nga pak ndarjen nga Max Ehrich.Dyshja, që i dha fund romancës në shtator pas dy muajsh fejesë, e ka përjetuar krejt ndryshe ndarjen. Si? Max ka qenë aktiv në mediat sociale dhe ka ndarë çdo përjetim të ndarjes së tij me yllin e muzikës pop.Plus, ai u pa duke qarë dhe dukej i emocionuar gjatë fundjavës ndërsa ishte në plazh në Malibu, Calif. — vendi ku i propozoi Demit.Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale. Ndonëse ish-ylli i Disney Channel ka qenë aktive në mediat sociale, ajo ende nuk ka folur publikisht për ndarjen e saj.

E!Online shkruan se ajo po mundohet të zgjidh të gjitha problemet që ka me Max i cili nuk po e lë të qetë.

“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë.”

Vetëm disa ditë më parë, një person i brendshëm tregoi për media ndërkombëtare se si sjellja e Max po e bënte të ndihej këngëtaren me famë botërore.

“Demi nuk dëshiron asnjë kontakt me Max. Ajo është plotësisht në siklet nga mënyra se si ai po vepron dhe po tregon çdo gjë rreth marrëdhënies së tyre në qendër të mediave sociale”.

Demi Lovato And Max Ehrich Call Off Engagement After 2 Months | Flying Eze

Së bashku me të afërmit e saj, Demi po mundohet të bëjë atë që di më mirë: të këndojë. Të mërkurën, 14 Tetor, ajo do të interpretojë në “2020 Billboard Music Awards”.

Edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të këndojë në ceremoninë virtuale, ajo kohët e fundit lançoi një këngë të titulluar “Still Have Me”.

Max Ehrich

Të këshilluara

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote

Boksieri Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë që shpallet bote. Mbrëmjen e djeshme, Krasniqi mposhti me “Knock Out” Dominic Boesel, në raundin e tretë.Boesel i...

15:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI