Flash

LISTA E PLOTË/ Të gjitha vaksinat anti-Covid në studim dhe fazat e testimit

Lapsi.al 13 October 2020
LISTA E PLOTË/ Të gjitha vaksinat anti-Covid në studim dhe fazat

Shqipëria po futet sërish nën masa të rrepta anti-Covid, ku prej 15 tetorit brenda dhe jashtë qytetarët duhet të vendosin maska. E pikërisht kur vend pas vendi, sikurse në Shqipëri, njerëzit po lodhen me situatën gri të frikës nga Covidi, kufizimet dhe një jetesë hibride, studiuesit po garojnë më shumë se kurrë për të zhvilluar një vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) po gjurmon tashmë plot 170 vaksina kandidate që po zhvillohen nga studiues dhe eskpertë mjekësorë në të gjithë botën.

Në kushte normale vaksinat kërkojnë vite testimi dhe kohë shtesë për tu prodhuar në shkallë të gjerë, por shkencëtarët shpresojnë të zhvillojnë një vaksinë të koronavirusit në 12 deri në 18 muaj.

Vaksinat imitojnë virusin, ose një pjesë të virusit, ndaj të cilit mbrohen, duke stimuluar sistemin imunitar për të zhvilluar antitrupa. Vaksinat duhet të ndjekin standarde më të larta sigurie sesa ilaçet e tjera sepse u jepen miliona njerëzve të shëndetshëm.

Si testohen vaksinat? 

Në fazën Para-Klinike të testimit, studiuesit u japin vaksinën kafshëve për të parë nëse ajo shkakton një përgjigje imune.

Në fazën e Parë të testimit klinik, vaksina u jepet një grupi të vogël njerëzish për të përcaktuar nëse është i sigurt dhe për të mësuar më shumë rreth përgjigjes imune që provokon.

Në fazën e Dytë, vaksina u jepet qindra njerëzve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sigurisë së saj dhe dozës së saktë.

Në fazën e Tretë, vaksina u jepet mijëra njerëzve për të konfirmuar sigurinë e saj, përfshirë efektet anësore të rralla, dhe efektivitetin.

PËRGATITI ©LAPSI.AL 

Grafiku më poshtë i përgatitur nga 'The Guardian' përmban çdo vaksinë në prova klinike dhe faza ku po punohet:

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI