Flash

Ermal Fejzullahu rrëfen se e kaa refuzuar njëherë Fifin

Lapsi.al 13 October 2020
Ermal Fejzullahu rrëfen se e kaa refuzuar njëherë Fifin

Para një jave, dy kushërinjtë tepër të talentuar, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, kanë sjellë një bashkëpunim, të titulluar “Përjetësi”.Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe pritet të bëjë namin këtë vjeshtë.Mirëpo, e dini ju se Ermali i ka kthyer pas Fifit një këngë që ajo ia ka propozuar disa kohë më parë?Këtë e ka treguar vetë artisti në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini këngëtari ka treguar se ajo këngë nuk ishte për ta.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”.

Ndër të tjera, Ermali ka thënë se nuk ka qenë i motivuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkak të situatës me pandeminë.

“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyjmë publikimin por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyjmë publikimin deri më tani”.

Të këshilluara

Kris Jenner i bën make up Kylie-t(VIDEO)

Së fundmi Kylie Jenner ka bërë një video së bashku me mamanë e saj Kriss Jenner dhe e ka lënë këtë të fundit ti bëjë make up. "Mami është këtu sot për të më ...

14:00

Jonah Hill i jep fund fejesës

Aktori Jonah Hill është përfolur shpesh në media për fejesën e tij me menaxheren Gianna Santos. Por së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se aktori i ka dh...

13:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI