Flash

Telefonata me kancelaren/ Gjermanët zbardhin versionin e tyre të bisedës Rama- Merkel

Lapsi.al 12 October 2020
Telefonata me kancelaren/ Gjermanët zbardhin versionin e tyre të

Pas orë pasi kryeministri shqiptar dha një version të një video-konference me kancelaren gjermane Ambasada e këtij vendi në Tiranë zbardhi detaje nga biseda e Edi Ramës dhe Kancelares Angela Merkel. Sipas asaj që ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert: "Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE". Por ndërsa në njoftimin e Edi Ramës theksi vihej tek kohëzgjatja njëorëshe e bisedës dhe as nuk figuronin fare përmendja e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duket se zëdhënësi i qeverisë gjermane nuk i ka harruar ato: "Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit" thuhet në deklaratën e tij.

Pas orës 16:00 të pasdites, kryeministri botoi një njoftim në Facebook ku nuk harroi slloganin "Danke Angela". Ai shkroi:

"Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme"!

Në fjalët e mësipërme, që Lapsi.al ka shenjuar me të zezë dhe që tregojnë përshkrimin hiperbolizues të Ramës jepet një pasqyrë tejet entuziaste e bisedës. Por ajo mungon krejtësisht në njoftimin e kancelarisë, i cili u bë, me sa duket, pasi pala gjermane është treguar e pakënaqur me pasqyrimin që Rama i ka bërë takimit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI