Flash

Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Lapsi.al 12 October 2020
Si po na vjedh inceneratori i Tiranës?

Kam pasur bindjen që në shkurtin e 2018-ës, kur në emër të PD-së ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës, për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq më shumë prova zbulon për këtë krim korruptiv. Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve:

- Një kompani guaskë me qendër në parajsa fiskale, pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet, sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion, që paguhet me paratë e Buxhetit, sikur t’i kish paratë personale.

- Skema, përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investigimi i BIRN-it zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e venddepozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek Inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë së Durrësit, në 5 vitet e ardhshme, kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria - PPP janë rreth 14 milionë euro.

 - Nëse vëllezërit tanë nga Kosova, gjatë fatkeqësisë së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve, e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.

- Sot e kësaj dite, Inceneratori i Tiranës po menaxhon plehrat e Durrësit, ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë.

- Sakaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018 - 2019, vlerën e 93 milionë eurove, por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 milionë euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).

Së fundi, por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP.

Një biznes i vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë, ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë.

Vetëm biznesit, tarifat i janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës, të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e Buxhetit të Shtetit që shkojnë për Inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 milionë euro) dhe së dyti, nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për Inceneratorin e Tiranës. Me të dy duart në xhepat e varfër të shqiptarëve.

Prandaj nuk përbën ndoshta habi, ngatërrimi i administratores së kompanisë pas të cilës fshihen pronarët Mireli - Ahmetaj - Rama, e cila nuk dallon dot ende se kush janë paratë e shqiptarëve dhe kush ato të kompanisë së inceneratorëve.

Ajo na tregon se si tanimë haptazi, qeveria - PPP dhe anëtarët e saj nuk po bëjnë më dot dallim se kush janë paratë e tyre dhe kush të shqiptarëve.

Të këshilluara

Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri pë...

18:10

Kush është Ernest Koliqi i vërtetë?

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të...

23:01

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI