Flash

Si fituan 500,000 mijë dollarë mashtruesit e TikTok duke shitur aplikacione

Lapsi.al 12 October 2020
Si fituan 500,000 mijë dollarë mashtruesit e TikTok duke shitur

Një vajzë 12-vjeçare në Republikën Çeke raportoi në fillim, llogaritë shumë të ndjekura të TikTok që kanë shitur aplikacione për të dyja pajisjet Android dhe iOS. Aplikacionet e quajtura ‘Wallpaper’ apo ‘Shock Your Friends’ janë ndër shtatë aplikacionet në fjalë, të cilat kanë fituar rreth $500,000.

Nëpërmjet profileve të TikTok, të cilët këto mashtrues i kanë me rreth 300.000 ndjekës, ata kanë shtyrë përdoruesit e rinj të marrin aplikacionet duke paguar $2 deri në $10. Pjesa më e madhe e aplikacioneve nuk bëjnë asgjë veçse shfaqin reklama të vazhdueshme.

Aplikacioni ‘Shock Your Friends’, për shembull, thjesht lejon përdoruesit t’u dridhet telefoni kur shtypet një buton dhe ky është një funksionalitet thuajse i papërfillshëm, duke marrë parasysh që për atë “shërbim” përdoruesi po paguhen para.

Studiuesit vlerësojnë se shtatë aplikacionet e përfshira në skemë janë shkarkuar gjithsej 2.4 milion herë nëpër Google Play Store dhe Apple's App Store.

Jakub Vavra, analist i kërcënimeve në Avast, tha:

"Aplikacionet që zbuluam janë mashtrime dhe shkelin politikat e aplikacioneve të Google dhe Apple duke bërë pretendime mashtruese rreth funksioneve të tyre, ose duke shërbyer reklama jashtë aplikacionit dhe duke fshehur ikonën origjinale të aplikacionit menjëherë pas instalimit të tij.

Është veçanërisht shqetësuese që ato po promovohen në platformat e mediave sociale të popullarizuara në mesin e fëmijëve më të vegjël, të cilët mund të mos njohin disa prej “kurtheve” dhe të bien më lehtë pre e tyre.”

Së pari, duhet ditur se: Nëse një aplikacion kushton para dhe premton të mos ofrojë shumë për sa i përket funksionalitetit, shanset janë që të jetë një aplikacion mashtrimi.

Vávra shtoi:

"Shumë nga këto aplikacione ofrojnë gjëra bazike ose të paarritshme, si lojëra të thjeshta që pretendojnë të trondisnin lojtarët apo blerja e fotove për ekranin e telefonit (wallpapers) për $8, që është një shumë e madhe, duke marrë parasysh që ka pafund të tilla falas në internet dhe në aplikacione të tjera."

Së fundmi, prindërit këshillohen të flasin me fëmijët e tyre për sigurinë e shkarkimit të këtyre aplikacioneve dhe t'i mësojnë ata aftësitë themelore të shkrim-leximit dixhital për t'i ndihmuar t'i kuptojnë vetë këto gjëra.

Të këshilluara

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI