Flash

Kjo është supriza e Drake për 3-vjetorin e djalit të tij

Lapsi.al 12 October 2020
Kjo është supriza e Drake për 3-vjetorin e djalit të tij
Kanë kaluar plot tre vite nga ardhja në jetë e djalit bukurosh të Drake, të quajtur Adonis.Reperi, i cili më herët e pat shumë të vështirë të pranonte djalin e tij, tashmë bën gjithçka për ta bërë të lumtur atë.Në Instagram, Drake ka ndarë një foto nga festa e ditëlindjes së të birit, të organizuar në shtëpinë e tij. Dy djemtë kanë pozuar pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur, ndërsa shtëpinë e kanë mbushur tollumbacet. Reperi 33-vjeçar, i cili më parë e mbante vogëlushin e tij jashtë syrit të publikut, postoi një sërë fotosh të Adonisit bjond me kaçurrela e sy bojëqielli në fund të marsit. “Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë, t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi”, tregoi ai gjatë intervistës me  Lil Wayne në “Young Money Radio”. Në 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018.Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.
 
View this post on Instagram
 

Young Stunna.

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Të këshilluara

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote

Boksieri Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë që shpallet bote. Mbrëmjen e djeshme, Krasniqi mposhti me “Knock Out” Dominic Boesel, në raundin e tretë.Boesel i...

15:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI