Flash

"Gjej lopën deri të hënën", çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës

Lapsi.al 12 October 2020
"Gjej lopën deri të hënën", çfarë u

Këtë të hënë Erion Veliaj u detyrua të gëlltisë një tjetër "tekë" të hidhur nga shefi i tij. Pas urdhrit që i dha pak kohë më parë për të lyer shkallët e hyrjes së një pallati, ditën e premte, Ramës ia dha truri për një kërkesë tjetër që e bëri publikishti, duke e trajtuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës si ta kishte çirakun e tij personal.

Ditën e premte të dy ishin në një familje në Baldushk të cilës do t'i rindërtohej shtëpia. (FOTO ME LART). Në bisedë e sipër me të zotin e shtëpisë, Rama dëgjoi se Klementit nga Baldushku kishte shitur lopën ca kohë më parë. Menjëherë i dha urdhër Veliajt, ta zgjidhte atë punë. Dy ishin zgjidhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës: ose t'i gjente lopën banorit të Farkës, ose t'i blinte një lopë tjetër. Si reagim i pare, Veliaj as u skuq e as u nxi, por vuri duart në kokë dhe duke qeshur e quajti këtë "detyrë mbi detyrat".

Lexo edhe: VIDEO/ Si e “pushkatoi” Edi Rama Erion Veliajn: Duhet t’i lyesh shkallët e banesës, ti personalisht

Por pavarsisht trajtimit aspak dinjitoz, Veliaj nuk e ka bërë dysh urdhrin. Këtë të hënë u paraqit në shtëpinë e banorit të Farkës duke tërhequr me vete lopën, sipas urdhrit të shefit. Nëse nuk e besoni, shikoni videon më poshtë, të cilën e ka hedhur vetë Erion Veliaj në Facebook për ta shitur si një gjest normal, aspak fyes dhe denigrues ndaj tij.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/1029414244225992

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rama e trajton Veliajn në mënyrë të pamëshirshme. Por ndërsa Erion Veliaj është mësuar me këto lloj ofendimesh dhe bën llogaritë e tij, Edi Ramës dikush duhet t'i thotë të tregojë më tepër kujdes. Përballë nuk ka thjesht një nga servilat që janë gati ta krahasojnë me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por Kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe qytetarin e parë të Tiranës. Për hir të traditës dhe historisë në funksionin që ka, a meriton ai të trajtohet në këtë mënyrë?©Lapsi.al

Lexo edhe: Spiropalizimi i Erion Velisë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI