Flash

Çfarë ndodh nëse lini telefonin në karikim gjatë natës

Lapsi.al 12 October 2020
Çfarë ndodh nëse lini telefonin në karikim gjatë

Kur kujtohesh që telefoni nuk ka bateri, e vë në karikim gjatë natës dhe kur zgjohesh është i mbushur. Është diçka që të ndodh zakonisht apo jo? Çdo natë bën të njëjtin plan – telefonin gjatë gjithë natës në prizë. Por a është kjo një mënyrë e gabuar që dëmton baterinë e telefonit apo është thjeshtë një supozim i disa njerëzve? A i bën keq telefonit të rrijë në karikim edhe kur bateria është plotësisht e mbushur? Mund të ketë dëme?

Sipas "New York Times", përgjigjja është PO. Pra, nëse telefoni vazhdon të rrijë në karikim edhe pasi bateria është mbushur, dëmton baterinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse je një njeri që e ndryshon telefonin çdo 2 vjet.

Çfarë ndodh?

Telefonat Smart kanë të instaluar një bateri “të zgjuar”, që e di vetë se kur duhet ngarkuar, kështu që, pas momentit të ngarkimit nuk është më e nevojshme që bateria të rrijë e nxehtë. Po ashtu, telefonat Smart kanë një teknologji të tillë që përshpejton procesin e ngarkimit të baterisë.

Kompania Apple tregon se temperatura mbi 35 gradë celsius, mund "të dëmtojë kapacitetin e baterisë”, ndaj sa më shpejt ta heqësh nga karikimi, aq më mirë është.

Nëse do që telefoni të zgjasë më shumë se dy vjet, provo këtë truk, sugjeron Times: mbaje gjithmonë në telefon opsionin “fast charging”, duke përdorur edhe një ushqyes të fuqishëm.

Të këshilluara

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

Njihuni me trendin më të ri në Kinë

Tetë muaj më parë, Meng Hu dha dorëheqjen nga puna e saj si stjuardesë në Guangzhou, në Kinë që të ndiqte ëndrrën e saj, dhe të bëhej një yll në internet. Ajo i...

14:34

Të lindësh në kohë pandemie

Pa dyshim që nënat e reja po përballen me një realitet të ashpër këtë periudhë. Kontakti me maskë, shmangia e vendeve publike, mbingarkesë dezinformimi, përkeqë...

18:20

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI