Flash

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Lapsi.al 12 October 2020
A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Presidenti i Republikës ka rimarë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.

Madje, madje, ai e ka bërë këtë duke nënshkruar prkrah Ramiz Alisë, në një kohë kur efektet e ‘glazdnosit” të Gorbçovit ishin të njohura botërisht dhe kur regjimet komuniste në mbarë europën lindore po përjetonin gërhamat e fundit.

Thënë në këtë mënyrë, kjo fabul përdoret rëndom për të bërë një lidhje automatike mes kreut aktual të socialitëve dhe pjesës më kriminale të diktaturës komuniste, për të treguar se Shqipëria vijon të qeveriset nga “bijtë e etërve”, pra shkurt se Edi Rama duhet përmbysur edhe për shkak të geneve të tij.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe.

Ajo lidhet me fatin tragjik të një kundërshtari periferik të regjimit si Havzi Nela, i cili shkruante edhe vjersha.

Kalvari i Nelës është një nga krimet më makabre të periudhës komuniste. Një djalë i ri që tenton të arratiset, që jugosllavët e rikthejnë sërish pas telave me gjemba, që për këtë dënohet me 20 vite burg dhe që pasi e kryen këtë ndëshkim të rëndë rifiton një “liri” që nuk ka se ç’i duhet, i spiunuar dhe i braktisur edhe nga njerëzit e vet më të afërt, madje edhe nga ata, dashuria për të cilët i kishte dhënë forcën të mbijetonte në errësirën e Spaçit apo Qafë Barit.

Pas dënimit atë e internojnë prapë. E prej aty ai do të tentojë të rilargohet. Por, syri vigjilent i atyre që silleshin sipas parrullës së njohur: “i gjithë populli ushtar” e pikasi. Atë e gjejnë një shtëpinë e një të afërmi dhe aty, në gjendje të rënduar nervore, i dërmmuar fizikisht dhe i ezauruar psikologjikisht, ai qëllon, mbi Sahit Ibron, policin që kishte ardhur për ta marrë.

Pikërisht kjo plagosje u bë dhe shkak për dënimin e tij me vdekje. Pasi gjykata e lartë e konfirmoi këtë vendim dhe pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjestar i të cilit ishte edhe Kristaq Rama, nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës, Havzi Nela u var në stacionin e autobuzëve të Kuksit, në 10 gusht 1988.

Kjo pra është një nga historitë më rënqethëse të diktaturës shqiptare, që sillet e risillet në vëmendje, jo si klithmë reflektimi mbi të shkuarën tonë, por si një mjet i ulët i luftës politike.

Nëse do të pyesni sot këdo që informacionin nuk e merr në mënyrë më të thelluar, por nga lajmet dhe batutat politikës, ai do të thotë pa drojë se poetin disident Havzi Nela e ka vrarë babai i Edi Ramës.

Por faktet nuk thonë kështu.

Kristaq Rama nuk ka nënshkruar për vrasjen e një poeti që thurte vjersha kundër regjimit, ai ka firmosur, si një njeri krejt pa peshë dhe periferik në këto hulli, për mos faljen e një të dënuari që nga optika e regjimit, shihej me intranzigjencën barabare të atij që qëllon mbi një polic.

Kjo është e vërteta e kësaj historie. Ndërsa keqpërdorimi i saj përmban mbi vete dy mëkate të mëdha.

Së pari, ai fyen angazhimin e të gjithë atyre që zbardhjen reale të krimeve të komunizmit e kanë një mision solemn, që i detyron të mos luajnë me historinë sipas rethanave.

Së dyti ai promovon në politikën e sotme shpifjen si mjet për të arritur qëllimet. Nëse Edi Rama duhet patjetër të ketë ndonjë mëkat në këtë pikë, atij mund ti përmenden thirrjet e fillim viteve ‘90 për ti shpënë në litar ish komunistët. Por është e kotë që atë ta njollosësh me faje për sensibilitet ndaj regjimit të vjetër, apo  për lidhje gjaku të pëçudnuara si ajo me “dajë” Spiron.

Jo, Edi Rama nuk është një nostalgjik. Por kjo nuk e bën atë aspak më të mirë sesa mijra idiotë të dobishëm që ende ruajnë nostalgjinë për regjimin e vjetër. Me grykësinë për të grabitur, me lidhjet banditeske, me rrënimin që i ka bërë këtij vendi, ai ka kryer krime tejet më të mëdha se ato që duan ti mveshin të atit të tij të ndjerë.

Prandaj, kur duam ta luftojmë, le të përballemi me atë që ai është realisht dhe jo me identikitin e rëmë që i skicojmë sa herë nevojitet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

22:25

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI