Flash

17-vjeçarja që theu dy rekorde Guinnes me këmbët e gjata, tashmë më e famshmja në TikTok

Lapsi.al 12 October 2020
17-vjeçarja që theu dy rekorde Guinnes me këmbët e gjata,

60% të gjatësisë totale të adoleshentes Maci Currin e përbëjnë këmbët. 17-vjeçarja nga Cedar Park, Texas, theu dy rekorde botërore Guinness: një si femra me këmbët më të gjata dhe një tjetër si adoleshentja me këmbët më të gjata.Këmba e saj e majtë është e gjatë mbi 134.62 cm, ndërsa këmba e saj e djathtë është pak më e shkurtër, rreth 134.3 cm, sipas Guiness.Në një video të postuar në kanalin në YouTube të Guiness, nëna e Currin tregon se vajza e saj ishte më e gjatë se moshataret e saj në moshë më të vogël.

"Unë mendoj se ka një lloj geni që i jep asaj atë gjatësi", tha nëna e saj në video.

Currin është 186 cm e gjatë. Babai i saj ishte 198, vëllai i saj është 195 dhe nëna e saj është 174 cm e gjatë.

"Rreth vitit të dytë, unë thjesht fillova të mos e vras mendjen për atë që njerëzit mendojnë për mua," -tha Currin për Guinness. "Dhe sapo bëra këtë gjë, nuk prekesha më fare."

"Shpresoj që vajzat dhe gratë e gjata ta kuptojnë që gjatësia është një dhuratë. Si dhe që nuk duhet të kesh turp që je e gjatë. Duhet ta përqafosh këtë fakt.”

Currin tani përdor rrjetet e saj sociale për të frymëzuar të tjerët të ndihen rehat me gjatësinë e tyre. Me 1.7 milion ndjekës në TikTok dhe 50,000 të tjerë në Instagram, adoleshentja poston rregullisht për vetëbesimin dhe imazhin e trupit. Madje, videot e saj në TikTok arrijnë miliona shikime.

https://www.youtube.com/watch?v=JAsvK6XzLAY&feature=emb_title

Të këshilluara

Boksieri shqiptar shpallet kampion bote

Boksieri Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë që shpallet bote. Mbrëmjen e djeshme, Krasniqi mposhti me “Knock Out” Dominic Boesel, në raundin e tretë.Boesel i...

15:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI