Flash

Faktet/ Gënjeshtra e Ramës për zgjedhjen e Metës president (Video)

Lapsi.al 11 October 2020
Faktet/ Gënjeshtra e Ramës për zgjedhjen e Metës president

Në konfliktin e tij të fundit me presidentin e Republikës, Edi Rama është justifikuar para socialistëve se nuk ishte ai që e shpuri Ilir Metën drejt postit të kryetarit të shtetit. "Meta u bë president me votat e veta" tha ai gjatë asamblesë së fundit të PS-së duke elaboruar më shumë një tezë që ai vetë dhe socialistë të tjerë e kanë përsëritur edhe më parë.

Por është interesante të ndalemi tek justifikimi i Ramës këtë radhë pasi ai këtë herë faktit se meta u bë vetë president i ka shtuar edhe argumenta të tjerë. Ashtu sikurse duket edhe në videon më poshtë, Rama thotë se nëse ai e pengonte Metën drejtë presidencës vendi mund të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohëshme dhe kjo krizë do të qe e panevojshme. E dyta që thotë ai është se edhe nëse provokoheshin zgjedhjet si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, nuk dihej se cfarë do të dilte nga parlamenti i ri që do të dilte pas zgjedhjeve.

https://youtu.be/LfJcrwHALkI

Pikërisht këtu Rama manipulon. Logjika e tij cedon edhe moralisht edhe faktikisht.

Së pari asnjë forcë e përgjegjshme politike nuk zgjedh për kryetar shteti një njeri që e ka telendisur në rastin e videopërgjimit të famshëm, që e ka portretizuar me ngjyrat me të cilat Rama e përshkruan tek "Kurbani" dhe për të cilin ajo rendit fushatën e shpifjeve që artikulon sot.

Së dyti shumë analistë që ishin pranë Ramës dhe Metës në kohën e bashkimit të tyre në 1 prill 2013 pohojnë se shpënia e shefit të LSI-së në presidencë qe pjesë e paktit mes tyre, pa shumë kohë më parë sesa të dihej ekuilibti i votave që do të rezultonte pas përmbysjes së Berishës.

Andi Bushati: Zgjedhja e Metes president, sot do kisha turp te isha socialist

Po le të marrim argumentat që Rama ka shtuar sot. Rama gënjen kur thotë se po të mos e zgjidhte metën president, do shkaktoheshin zgjedhje të parakohshme. Por ai bën sikur harron se socialistët e votuan Ilir Metën në 28 prill 2017, në ditët e fundit para mbylljes së parlamentit. Zgjedhjet do të zhvilloheshin në javën e dytë të qershorit dhe pas marëveshjes së 17 majit u shynë me shtatë ditë. Pra rreziku i zgjedhjeve të parakohshme që përdor Rama si justifikim nuk ekzistonte, sepse në prag ishin zgjedhjet e radhës. Pra parlamenti mund ta bënte procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit, mund të dështonte dhe kjo nuk do kishte më asnjë efekt se zgjedhjet tashmë ishin afër.

Rama bllofon gjithashtu kur thotë se edhe edhe po ta linte zgjedhjen e kreut të shtetit për parlamentin e ri, prapë nuk dihej se si do qe ekuilibri i votave. Pra ai bën sikur haron se ai në zgjedhjet e qershorit 2017 e bëri gjithë fushatën me pretendimin për ta marrë timonin i vetëm sepse kështu i bëhej më mirë Shqipërisë. Pra nëse fushatata "Më lini të qeveris" pa pengesa nuk ka qenë një kalkulim i minutave të fundit, por një strategji, për të bërë më shumë punë, Rama nuk kishte pse mos priste njëherë votën e qytetarëve dhe pastaj të vendoste edhe një president sipas frymës së kësaj vote.

Por Rama e zgjodhi i bindur dhe me votat e veta Ilir Metën president. Ai bëri llogarinsë se duke e degdisur në atë post honorifik do ta hiqte qafe nga konkurenca brenda së majtës dhe do të dobësonte LSI-në.

Por tani që i ka ngecur sharra në gozhdë, fillon e gënjen sikur ai nuk është përgjegjës për kryetarin e shtetit që kemi sot.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI