Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

8 performacat më sensuale të Monica Bellucci-t në filma

Lapsi.al 11 October 2020
8 performacat më sensuale të Monica Bellucci-t në filma

Ndonëse vitet kalojnë, aktorja mbetet ikonë e femrës së bukur, elegante dhe sensuale në të njëjtën kohë. Bellucci përtej një fytyre dhe trupi të bukur i ka dhënë shumë botës së kinemasë me role të luajtura mjeshtërisht bukur.

1.Malena

Drama e famshme italiane, prej së cilës s'do të harrojmë kurrë fantazitë e atij djaloshi dhe të ecurën plot sharm dhe ndrojtje të një gruaje siç ishte Malena!

2.Shoot Em Up

Aty Bellucci luan rolin e një punonjëse seksi me emrin Donna. Momentet e seksit gjatë aksionit bashkë me Clive Owen bëjnë skenën më pasionante që mund të keni parë ndonjëherë.

3. The Matrix Reloaded

Do të shihni Bellucci-n teksa luan rolin e Persephone, gruan e bukur të djallit Merovingian.

4.The Private lives Of Pippa Lee

Në këtë film, Monica ngjan me një perëndeshë që nuk e ka besdi ta fotografojnë. E veshur në pjesën më të madhe të kohës me fustane të gjatë e të lirshëm, këtë film ja vlen ta shihni vetëm për të!

5.The Manual Of Love

Ju këshillojmë ta çoni menjëherë në skenën ku Riccardo Scamarcio dhe Monica bëjnë dashuri!

6.Under Suspicion

Ky thriller nga Stephen Hopkins do të mbehet mend gjatë nga të gjithë për skenën ku Monica më sensuale se asnjëherë tymoste cigaren përballë Morgan Freeman.

7.How Much Do You Love Me?

Një komedi franceze, ku dy burra bien në dashuri me Monica-n dhe ajo me vetëdije të plotë lejon fantazitë e tyre të garojnë, derisa t'i shuajë shpresat.

8.L' Appartement

Këtu do të shihni Monica-n bashkë me ish-partnerin e saj Vincent Cassel si dy të dashuruar në Paris, jeta e të cilëve nderlikohet...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI