Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Bebe Rexha flet për të dashurin misterioz: Është i duhuri

Lapsi.al 10 October 2020
Bebe Rexha flet për të dashurin misterioz: Është i duhuri

Megjithëse po përflitej që prej muajit korrik për një romancë të re, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha vendosi të “zyrtarizojë” lidhjen e saj në muajin shtator.

Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari.

Nuk vonoi shumë dhe mediat e huaja e zbuluan identietin e mashkullit misterioz, i cili ka bërë për vete këngëtaren.

I dashuri i saj i ri është kineasti Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë.

Madje, këngëtarja ka treguar se edhe familja e saj e do shumë. Për më tepër, Bebe ndjen se ai është i duhuri dhe nuk është habi që gjërat të bëhen akoma më tepër serioze mes tyre dhe pse jo, të kemi ndonjë fejesë!

“Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”- tregoi ajo për “Entertainment Tonight”

“Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë.”- u shpreh këngëtarja.

Dyshja u shfaq për herë të parë bashkë të kapur përdore në muajin mars, por askush nuk dinte asnjë detaj për partnerin e Bebes. Kjo është romanca e parë që këngëtarja e bën publike.

Në 2017-tën, ajo tha gjatë një interviste për spektaklin radiofonik “Kiss FM” se për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në vitin 2015-të. Më tej në një tjetër intervistë, Bebe ka thënë se ajo i tremb meshkujt e prandaj ata i qëndrojnë larg. Mesa duket më në fund artistja e ka gjetur një person që nuk trembet prej saj dhe e pranon me të mirat e të këqijat që ka.

Të këshilluara

Dua Lipa përkrah publikisht Joe Biden

Dua Lipa ka shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden, i cili konkurron përballë Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Këngëtarja i është dre...

16:08

David Foster, baba në moshën 70 vjeçare

McPhee, 36 vjeç dhe David Foster, 70 vjeç, nisën romancën e tyre në vitin 2017 dhe u shfaqën në publik një vit më vonë në Met Gala. David ka pesë vajza nga m...

14:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI