Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Rikthehet dhe njëherë në qëndër të vëmendjes plagosja e Ed Sheeran nga princesha Beatrice

Lapsi.al 9 October 2020
Rikthehet dhe njëherë në qëndër të vëmendjes

Në vitin 2016 një lajm, në formë thashethemi, filloi të qarkullonte online në lidhje me një ngjarje të ndodhur mes Princeshës Beatrice dhe këngëtarit Ed Sheeran. Asokohe thuhej se princesha kishte plagosur Ed pa dashje në fytyrë me një shpatë ceremoniale. Thuhej se Beatrice po tallej me James Blunt në një party në Windsor, por shpata aksidentalisht preku Ed.

Megjithatë kjo ngjarje duket se mbeti në harresë për të gjithë, por jo për menaxherin e këngëtarit, Stuart Camp. Stuart e risolli çështjen në vëmendje në podcastin Straight Up, ku tregoi se ndodhia ishte e vërtetë, por u ishte kërkuar të mos tregonin në publik se e bëri Beatrice:

“Unë u bëra mjaft protektiv për këtë çështje, sepse asnjëherë nuk e kemi komentuar publikisht. Disa njerëz thanë: 'Oh, ju duhet të gënjeni dhe të thoni se nuk ishte ajo dhe të thoni se ishte dikush tjetër.' Unë thashë, 'mirë, ne nuk po i themi askujt asgjë. Unë nuk gënjej, vetëm sepse dikush është aq idiote sa të luajë me një shpatë kur të gjithë janë të dehur. Nuk është e sigurt!’”, -u shpreh Camp.Rikujtojmë që James Blunt u përpoq ta mohonte këtë gjë në vitin 2017, kur u bë publike në media, duke i thënë Shortlistit se "Ed ishte i dehur, po luante dhe preu veten".

Të këshilluara

Vidhet shtëpia e Cristiano Ronaldo-s

Së fundmi një hajdut ka hyrë brenda rezidencës së futbollistit Cristiano Ronaldo në Madeira. Hajduti ka hyrë përmes një garazhi të hapur, ndërkohë që Ronaldo...

10:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI