Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Analiza/ Beteja për të rrëmbyer shtresën gri në 25 prill

Lapsi.al 9 October 2020
Analiza/ Beteja për të rrëmbyer shtresën gri në 25

Pasi po mbyllet një “reformë elektorale” që sërisht pothuajse e bën të pamundur daljen e forcave të reja politike dhe që tenton ta kalçifikojë një elektorat gjithmonë e më të zhgënjyer dhe gjithnjë e më të painteresuar për politikën tek partitë e mëdha, për shumicën qeverisëse dhe për opozitën ka filluar një tjetër betejë: Ajo për të joshur elektoratin gri, pra atë shtresë të votuesve, që ose nuk merr pjesë në zgjedhje ose e ndryshon votën e saj sipas rastit nga njëri kamp tek tjetri. Pikërisht kjo shtresë ndonëse më e vogël në mumër dhe më pak e zhurmshme është ajo që shpesh ka sjellë rotacionin e pushtetit duke iu bashkëngjitur njërës prej palëve.

Për atë ka filluar tashmë beteja.

Në fjalorin politik të Lulzim Bashës po zë gjithnjë e më shumë vend termi shtresë e mesme. Lideri demokrat ka shpallur se taksa e tij e sheshtë 9% do të lehtësojë shumë atë shtresë të njerëzve që fitojnë nëpërmjet punës dhe mundit të tyre, duke dashur të bëjë për vete ata profesionisë, mjekë, bankierë, profesorë universitetesh që qeveri e rlindjes i ka taksuar me deri 23% të pagës së tyre. Ndonëse Basha deklaron e këtë po e bën për forcimin dhe zgjerimin e një shtrese që ndihmon në ekulibret demokratikë të vendit, joshja që ai ofron për të mbajtur deri 14% më shumë të pagës në xhep, nuk është e vogël. ndërmerret nga e djathta në momentin që do të vijë në pushtet. “Shtresa e mesme është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizojmë të gjithë ata që punojnë. Puna dhe mundi juaj nuk duhet të mbitaksohen. Përkundrazi, sa më shumë para në xhepat tuaja, aq më mirë për ekonominë tone” ka theksuar disa herë ai.

https://lapsi.al/2020/09/26/basha-me-taksen-e-sheshte-9-do-te-konsolidojme-shtresen-e-mesme/

Edhe në kampin tjetër e kanë kuptuar kët lojë. Pasi i ka lënë për një kohë të gjatë në harresë, pas ka taksuar me përqindje më të larta ata që punojnë sesa super të pasuritn në prag të zgjedhjeve edhe Rama po lëshon sinjale “pajtimi”.

Kryeministri ka deklaruar se nga fillimi i vitit tjetër, pra në një janar, do të realizojë ato që i premtoi por nuk i mbajti kurrë. Rritjen e pagave me 40 % për mjekët dhe infermierët dhe me 15% për mësuesit.

Sot në Shqipëri gati rreth 50 mijë vetë paguhen me afro 1 mijë euro në muaj. Janë pikërisht këta të cilëve qeveria Rama u ka vënë taksimin më të madh për pagat deri në 23%. Për ta PD ofron taksën e sheshtë 9% dhe mbi të gjitha zgjerimin e kësaj shtrese deri në 200 mijë vetë.

Pikërisht kjo është edhe fasha për të cilën po zihen palët. Ajo e profesionistëve kryesisht të pa angazhuar, por që në një moment të caktuar, nëse lëviz mund të bëje edhe diferencën në zgjedhjet e 25 prillit ashtu sikurse ka ndodhur edhe në të shkuarën. Prandaj kampet politike u kujtuan papritmas për të në ditën që vendoset fati i tyre.

 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI