Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Zbulohet i dashuri 23-vjeçar i Gabriel Garko-s

Lapsi.al 8 October 2020
Zbulohet i dashuri 23-vjeçar i Gabriel Garko-s
Gabriel Garko më në fund del hapur me të dashurin e tij të ri Gaetano! Aktori gjatë intervistës së tij në Verissimo zbuloi se kishte filluar një marrëdhënie me një mashkull, të cilit nuk preferoi t’ia zbulonte emrin. “Po takohem me një person, me të cilin shkoj shumë mirë. Është një histori që sapo ka filluar”, -tha ai duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. Një javë më vonë, revista javore “Chi” i fotografoi ata së bashku. Pasi shprehu hapur orientimin e tij seksual, pas vitesh të tëra jete të dyfishtë, duket se aktori ka vendosur të nisë një rrugë të re, pa sakrifica dhe sekrete. Çifti i ri u kap së bashku me mikeshat e Garko-s, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia. Ndërsa së fundmi DonnaPOP ka zbuluar edhe profilin në Instagram të dashurisë së re të Garko-s, të quajtur Gaetano. Sipas asaj që raportohet nga “Chi”, i dashuri i ri i aktorit, Gaetano Salvi është nga Napoli, është 23 vjeç dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Përveç informacionit të dhënë nga revista, ende nuk ka shumë detaje të tjera rreth të riut. Por mund të përhumbeni pak në profilin e tij në Instagram, nëse doni të mësoni më shumë rreth stilit të jetës së tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI