Flash

Spiropalizohet trashëgimia e PS/ Elisa tallet me Vojo Kushin dhe Vasil Laçin

Lapsi.al 8 October 2020
Spiropalizohet trashëgimia e PS/ Elisa tallet me Vojo Kushin dhe Vasil

Me injorancën që karakterizon të gjithë ish-mjaftistët, Elisa Spiropali, i ka hapur një problem të madh PS. Për tre dekada me radhë socialistët janë mbajtur si trashëgimtarë të rezistencës antifashiste dhe luftës nacional-çlirimtare dhe kjo ka qenë vija e madhe ndarëse me të djathtën revanshiste, që u shpërfaq pas rënies së komunizmit.

Por, mercenarët që janë kooptuar si garues tenderash në PS nuk duan t’ia dinë për këto vlera.

Prandaj Elisa Spiropali, ka dashur të sulmojë kundërshtarin politik, Ilir Meta duke thënë se ai "është bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekur, që po dekoron ata që kanë vdekur prej 100 vjetësh". Por sulmi i Spiropalit, ndaj dekorimeve të Vojo Kushit dhe Vasil Laçit, në studion e Opinion, ka ngjallur reagimin edhe të mbështetësve të mazhorancës në studio.

Gazetari Baton Haxhiu, i cili është parë të vërë duart mbi krye duke dëgjuar Elisën, i ka thënë: "Mos fol ashtu Elisa, ata njerëz kanë dhënë jetën për atdheun".

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Lorenc Vangjeli duke dënuar këtë injorance ulëritëse, duke thënë "Kujdes ata nuk janë pushtues, por heronjtë tanë". Edhe Fevziu, që njihet për antikomunizmin e tij proverbial, ndërhyri duke thënë: "Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë".

Kur janë futur reklamat në studion e Opinion një gazetar ka komentuar: "Epo dëshmorët dekorata mund të marrin, se tendera nuk marrin dot".

Kjo deklaratë e idhtares së Skënderbeut është në vijim të qëndrimeve të dikurshme të Ramës që e quante luftën nacional çlirimtare si luftë civile dhe në vazhdën e dekorimit që kryeministri i bëri Mit’had Frashërit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI