Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Çfarë po zgjedhin të pasurit gjatë pandemisë

Lapsi.al 8 October 2020
Çfarë po zgjedhin të pasurit gjatë pandemisë

Sipas kompanive ajrore, numri i njerëzve që kanë rezervuar një areoplan privat muajt e fundit është rritur ndjeshëm. Kryesisht, kanë qenë pasagjerë të zakonshëm, por, pa dyshim, me xhepat plot.Industria e udhëtimeve është goditur mjaft rëndë për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe i kemi parë linjat ajrore duke luftuar, njerëz që presin rimbursimet etj. Kompania angleze 60-vjeçare, Air Partner, ka sjellë oferta të ndryshme kohët e fundit për udhëtime private. Sipas saj, këto udhëtime kanë qenë shumë të zgjedhura këtë periudhë nga të rinjtë që e shohin si një mënyrë të sigurt, komode dhe fleksible në këtë kohë pandemie.Nëse jeni kuriozë të dini se sa mund të kushtojë një udhëtim i tillë, Air Partner ka bërë disa vlerësime për Daily Mail. Përgjatë muajve gusht - shtator, një grup prej katër personash mund të paguajë për një udhëtim nga Londra në Nice, Francë, rreth 11,400 £; 12,300£ për Pisa, Italy dhe 20,900£ për Mykonos, Greqi. Këto çmime mjaft 'të kripura' përfshijnë sigurimet, hotelerinë dhe shërbimet luksoze në ambientet e avionit.

Cilat kategori njerëzish e përdorin këtë shërbim?

Air Partner thotë se klientët janë të larmishëm. Mund të udhëtojnë për biznes por edhe për kohë të lirë. Bizneset e mëdhaja në botë përdorin rregullisht shërbimet e kësaj kompanie, po edhe njerëz të filmave dhe argëtimit, si dhe politikanë, të cilët e kanë të domosdoshme privatësinë dhe fleksibilitetin që të jep një avion privat.

“Duke qenë se njerëzit kanë qenë të mbyllur gjatë muajve të fundit, kërkesa për të udhëtuar, qoftë për kohë të lire, qoftë për biznes, është rritur në mënyrë të konsiderueshme”,- thotë Air Partner.

Kjo është një zgjedhje kategorike, pasi përfshihet në shërbimet luksoze, të cilat jo të gjithë kanë mundësi t’i zgjedhin. Mos u ndjeni të pafatë. Vazhdoni udhëtimet tuaja normale me çmime të arsyeshme dhe me masat e duhura. Më mirë shpenzoni para në destinacionin ku do të arrini sesa për rrugën që do përshkoni.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI